• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vendet e Gjirit kritikojnë Trump, për njohjen e sovranitetit të izraelit mbi Lartësitë Golan

by Java News
26/03/2019 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia, Irani, Turqia dhe një sërë vendesh arabe, përfshirë aleatët e Shteteve të Bashkuara në gjirin Persik, si dhe vetë OKB-në, e kritikuan vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’i njohur Izraelit sovranitetin e Lartësive Golan. Një lëvizje e tillë, sipas këtyre vendeve përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe stabilitetit rajonal

“Nisur nga pikëpamja e një zgjidhjeje politike në Lindjen e Mesme dhe atmosferës politike në Siri, vendime të tilla padyshim kanë pasoja”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Për presidentin e Iranit, Hasan Rouhani, nga ana tjetër është e paimagjinueshme sesi një person në Amerikë mund t’i japë territorin e një kombi një vendi pushtues.

Trump e bëri njoftimin javën e kaluar dhe të hënën e zyrtarizoi lëvizjen e tij. Shefi i Shtëpisë së Bardhë foli për një hap historik dhe e argumentoi atë me mbrojtjen e Izraelit nga sulmet armiqësore që vijnë nga ky rajon.

Zyrtarizimin, ai e bëri gjatë vizitës së kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në SHBA.

“Ajo mbi të cilën unë vë firmën është një shpallje presidenciale që njeh sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan. Shteti izraelit e mori kontrollin e tyre në vitin 1967, pikërisht për të mbrojtur veten nga kërcënimet e jashtme”, tha Trump.Netanyahu nuk ia kurseu falënderimet.

“Izraeli nuk ka pasur kurrë një mik më të mirë sesa Ju. Për armiqtë e vendit tim kam një mesazh shumë të thjeshtë: Ne do të bëjmë ç’është e mundur për të mbrojtur popullin dhe shtetin tonë”, tha kryeministri izraelit.

Aneksimi i Lartësive Golan nga Izraeli, 5 dekada më parë nuk mori mbështetje ndërkombëtare. Vitin e kaluar, Trump shkaktoi polemika edhe me zhvendosjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, gjë që përmbysi dhjetëra vite politikë të jashtme të kujdesshme amerikane mbi këtë çështje.

 

/a.meta

Next Post
Racizmi, UEFA heton Malin e Zi. përfiton Kosova

Racizmi, UEFA heton Malin e Zi. përfiton Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In