• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vendet e BE do të vazhdojnë kontrollet kufitare

by Java News
13/04/2019 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëtarët në kufirin gjermano-austriak duhet të përgatiten për kontrolle në kufi. Edhe Danimarka, Suedia dhe Franca do të vazhdojnë kontrollet kufitare. Si arsye për vazhdimin e tyre përmendet edhe itinerari i Ballkanit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë bëri të ditur, se vendimi për vazhdimin e kontrolleve kufitare është marrë për shkak të një numri ende të lartë të kalimit ilegal të kufirit.

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë informoi Brukselin se nga nëntori 2018 deri në shkurt 2019 janë regjistruar 950 raste të shkeljes ilegale të kufirit. Nga ana tjetër është rritur së fundmi sërish „potenciali i migrimit” përmes Detit Mesdhe dhe nga i ashtuquajturi itinerari i Ballkanit.

Prandaj Gjermania nuk mund të heqë dorë nga instrumenti i kontrollit të brendshëm kufitar, thuhet në kërkesën që ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer i ka dërguar zëvendëspresidentit të KE, Frans Timmermans.

Por jo vetëm Gjermania do të vazhdojë kontrollet kufitare. Danimarka po ashtu ka bërë të ditur zgjatjen e kontrolleve kufitare deri në nëntor dhe e argumentoi këtë me „presionin që ende ekziston në kufijtë e jashtëm të Europës”. Kërcënimi terrorist për Danimarkën është si edhe më parë serioz, „gjë që e bën të nevojshme kontrollin kufitar”, tha ministrja daneze për Integrimin dhe të Huajt, Inger Støjberg.

Kontrolle në Francë dhe Suedi

Në hapësirën e Shengenit, ku bëjnë pjesë 26 vende europiane nuk duhet të ketë kontrolle kufitare. Por në vitet e fundit një sërë shtetesh përdorën rregulloren për raste të veçanta dhe i rivendosën kontrollet në kufi. Sipas të dhënave të Komisionit Europian, një kërkesë për zgjatjen e kontrolleve kufitare ka ardhur nga Gjermania, Danimarka dhe Suedia. Ndërkohë edhe Franca e Austria kanë informuar autoritetet për zgjatjen e kontrolleve kufitare. Kontrollet kufitare mes Gjermanisë e Austrisë pritet të vazhdojnë deri në 11 nëntor 2019. Gjermania kontrollon kufirin me Austrinë nga vjeshta e vitit 2015, kur erdhën dhjetëra mijëra refugjatë nga Greqia përmes itinerarit të Ballkanit.(DW)

 

Next Post
Spanjë/Shqiptari ‘bëhet’ grek, por e zbulon policia

Spanjë/Shqiptari ‘bëhet’ grek, por e zbulon policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In