• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vendet e Ballkanit nuk do të lejojnë migrantët ekonomikë

by A R
20/11/2015 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleksandër Vulin, ministri i Serbisë për refugjatët tha se Serbia nuk do të lejonte më migrantët ekonomikë pasi Sllovenia dhe Kroacia lajmëruan se i kishin ndaluar migrantë të tillë në vendin e tyre.

“Ne duhet të mbrojmë vendin tonë, ndaj po palikojmë mjete reciproke kundër atyre që Kroacia dhe Sllovenia i konsideron si të papërshtatshëm në vendin e vet,” tha Vulin.

Vetëm refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku do të trajtohen si migrantë të ligjshëm, pasi vijnë nga vendet e shkatërruara nga lufta. Të tjerë nuk do të lejohet të hyjnë, pasi vendet e tyre nuk janë në luftë.

Ministri i brendshëm kroat, Ranko Ostojiç tha të enjten se njerëzit nga Maroku, Bangladeshi, Sri Lanka, Algjeria, Liberia, Kongo, Sudani, Pakistani do të trajtohen tani si migrantë ilegalë.

Ostojiç tha se ai i kishte informuar kolegët nga Maqedonia dhe Serbia se shtetasit e këtyre vendeve nuk do të përdorin më itinerarin e zakonshëm.

Ai tha se gjithashtu Kroacia kishte refuzuar të merrte mbrapsht nga Sllovenia 162 persona nga Maroku, Bangladeshi, Sri Lanka dhe Liberia, sepse dy vendet nuk kishin një marrëveshje për këtë çështje.

Edhe agjencia e lajmeve sllovene, STA, të enjten raportoi se nuk do të lejonte më migrantë ekonomikë.

Policia sllovene po kontrollon kombësinë e refugjatëve në bazën ndërkombëtare të të dhënave për të vendosur nëse do të lejohen të kalojnë apo jo.

Maqedonia ndërkohë filloi ndërtimin e një gardhi kufitar pranë Gevelijës përgjatë kufirit me Greqinë për të kontrolluar hyrjen e refugjatëve dhe migrantëve.

Melita Sunjic, nga organi i refugjatëve pranë OKB, UNHCR, konfirmoi se tre shtetet kishin mbyllur kufirin për refugjatët ekonomikë por e quajti politikën të papranueshme.

Vendet nuk duhet të lejojnë hyrjen e njerëzve në bazë të kombësisë dhe tha se çdo refugjat duhet të ketë të drejtën e azilkërkimit.

Nga 1 janari deri më 14 nëntor sipas agjencisë së refugjatëve të OKB, janë regjistruar 416,000 refugjatë nga Lindja e Mesme që kanë kërkuar azil ose kanë kaluar në Serbi gjatë rrugës për në BE./BIRN

Next Post

Modelja e përzgjedhur si imazhi i Botërorit 2018 në Rusi (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com