• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vendet e Ballkanit jo më kavie laboratori, BE t’u garantojë anëtarësimin

by Java News
24/10/2020 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Witold Jan Waszczykowski, “New Europe”

Kanë kaluar 30 vjet që nga fundi i Luftës së Ftohtë, e megjithatë Kontinenti i Vjetër nuk është plotësisht i bashkuar. Jo e gjithë Evropa është e lirë dhe demokratike. Disa pjesë të kontinentit janë nën pushtimin e huaj, ”fqinjësor”.

Ne jemi dëshmitarë të përpjekjes së qytetarëve në Bjellorusi, për ta futur vendin në shinat e demokracisë. Disa shtete evropiane po përpiqen të modernizohen në një mënyrë që do të zhdukte “bagazhet e tyre” historike në lidhje me sistemet e tyre politike dhe ekonomike.

Evropa duhet të ketë mjete reale për integrimin në union. Portat për në BE, duhet të jenë të hapura për të gjitha vendet evropiane që ndajnë idetë e integrimit, të cilat hodhën bazat për këtë proces.

Njëherazi, demokracitë evropiane nuk duhet të kenë modelet e tyre të zhvillimit, dhe vendimet vetjake se si i ndërtojnë aleancat e tyre, të cilat mund të vihen në dyshim nga dikush në Evropë. Ky ka qenë pozicioni i diplomacisë polake për 3 dekada.

Disa vende në kontinentin tonë, kanë shansin të anëtarësohen në Bashkimin Evropian në të ardhmen e afërt. Shtetet e Ballkanit Perëndimor, po e udhëheqin qartazi këtë garë. Midis tyre janë vendet kandidate – Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe kandidatë të mundshëm – Bosnja dhe Kosova.

Së bashku, ato përbëjnë treg prej 18 milion banorësh. 70 për qind e ekonomive të tyre, tashmë janë të lidhura me BE-në. Ndërkohë, Bashkimi Evropian kryeson listën e investimeve të huaja, përpara Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë.

Maqedonia e Veriut,e ka zgjidhur më në fund konfliktin e saj me Greqinë rreth çështjes së emrit. Prej më shumë se një dekade, Shqipëria është një anëtare e qëndrueshme e NATO-s. Pavarësisht nga egoizmi i presidentit francez Makron, dhe rezervat e tij e shprehura prej tij në fillim të këtij viti, Brukseli vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Popullsia e tyre e përbashkët arrin në 5 milion njerëz, afro 1 për qind e totalit të Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh ambiciet dhe prosperitetin e bllokut, BE duhet të jetë lehtësisht në gjendje të përthithë 2 apo edhe 6 anëtarë të rinj të kësaj madhësie, si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë politik.

Dekada më parë, gadishulli ballkanik ishte një rajon i “infektuar” nga konfliktet, dhe pikërisht aty nisi njëra nga 2 luftërat botërore. Ku rajon u dërrmua keq edhe nga Lufta e Dytë Botërore, por edhe eksperimentet sociale që pasuan fundin e atij konflikti.

Shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë, ishte burimi më i fundit i traumës. Duke pasur parasysh atë që ka ndodhur gjatë shekullit të shkuar, nuk është për t’u habitur pse reformat dhe adoptimi i standardeve dhe vlerave evropiane, kanë qenë një rrugëtim plot zigzage për elitat politike të Ballkanit.

Disa nga këto vende,sapo ishin mësuan me idenë e sovranitetit.Ato u krijuan pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Elitat e tyre, kanë frikë nga perspektiva e humbjes së sovranitetit dhe fuqisë politike të sapo-fituar. Evropa duhet të jetë në gjendje të vlerësojë ndjeshmërinë,ndaj aspekteve të caktuara të sigurisë kombëtare të shteteve të Ballkanit.

Propozimi i presidentit Makron në fillim të këtij vitit, për të pezulluar negociatat e anëtarësimit, nuk është një mënyrë kreative për t’u përballur më çështjen e reformave të pa realizuara nga këto vende. Edhe ndryshimi i kritereve për anëtarësim, është një tjetër ide e keqe.

Heqja dorë nga kriteret e Kopenhagenit, dhe zëvendësimi i tyre me një koncept të paqartë, të papërcaktuar dhe të diskutueshëm të “shtetit ligjor”, është shkelje e qartë e traktateve themeltare të unionit. As metodologjia e zhvillimit e negociatave, nuk duhet të ndryshohet. Vendet kandidate, nuk duhet të trajtohen si minjtë në një laborator, për zgjidhje që disa euro-federalistë do të dëshironin t’i zbatonin në të famshmen ‘acquis communataire’.

Kjo vlen edhe për idetë mbi mbrojtjen e klimës, reformat sociale dhe ideologjinë. Vendet kandidate, nuk kanë pse të përmbushin llojin e kritereve të anëtarësimit, që nuk janë plotësuar as nga anëtarët aktualë. Negociatat e pranimit në BE, duhet të bazohen mbi kritere dhe kushte të përcaktuara nga Traktatet aktuale europiane.

Rruga e duhur që duhet ndjekur, është një sistem i besueshëm i stimujve dhe shpërblimeve të prekshme për reformat e suksesshme. Kjo mund të përfshijë pjesëmarrjen e këtyre vendeve kandidate në programet e BE-së, qasjen në politikat e unionit, dhe në sektorë të caktuar të tregut të BE-së, me trajtim preferencial.

Shpërblimet mund të përfshijnë edhe pranimin e tyre në agjencitë evropiane. Zgjidhje të tilla, kanë qenë objekt i diskutimeve tona në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Kjo lloj ideje për zgjerimin, gëzon mbështetjen si tëkonservatorëve ashtu edhe reformistëve evropianë.

Por as një metodologji më efikase e negociatave, apo një program më i mirë i stimulimit, nuk do të mjaftojnë pa vullnetin politik nga të dy palët. Për një tangoduhen dy vetë. BE-ja duhet të jetë më pak hezituese dhe më e vendosur për t’u zgjeruar,në krahasim me vendet kandidate.

Fatkeqësisht, institucionet e BE-së po përballen ende me një lloj kaosi konceptual. Ne ende debatojmë mes nesh, nëse duhet ta zgjerojmë apo thellojmë integrimin tonë. Vetoja e presidentit Makron ndaj bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte rezultat i kësaj dileme të vazhdueshme.

Ne jemi ende duke debatuar mbi aspektet politike të integrimit evropian. Brexit, ishte çmimi që paguam për tendencat federaliste dhe hegjemoniste të disa anëtarëve të BE-së. Në fund, Bashkimi Evropian humbi një fuqi bërthamore, dhe një vend të rëndësishëm të G7-ës.

Nga ana tjetër, ne jemi ende duke debatuar mbi të ashtuquajturën politikë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së. Për pasojë, ëndrrat për një autonomi strategjike, po shkatërrohen nga pamundësia për të krijuar një Komision Evropian realisht gjeopolitik.

Kjo ka bërë që Evropa të dështojë rregullisht në trajtimin e krizave që rrethojnë kufijtë dhe periferinë e saj.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ne shqetësohemi se si institucionet e BE-së përpiqen të zgjerojnë kompetencat e tyre, duke i anashkaluar Traktatet e unionit. E gjitha kjo ka një ndikim negativ mbi procesin e zgjerimit të BE-së. Të mos harrojmë se natyra e urren boshllëkun. Problemet, me të cilat nuk jemi në gjendje të përballemi në Evropë dhe rreth periferive tona, mund të krijojnë hapësirë për konkurrencën e aktorëve të tjerë.

*Shënim:Witold Jan Waszczykowski, është anëtar i Parlamentit Evropian, Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR).

Përktheu Alket Goce-Abcnews

Next Post
“Përsëri në këmbë, jeta vazhdon”/ Pas ditëve të vështira në spital prej COVID, avokati Idajet Beqiri jep këtë mesazh

Avokati Idajet Beqiri rrëfen përballjen me COVID-19: I lutesha Zotit për pak ajër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In