• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendet e Ballkanit drejt heqjes së shërbimeve roaming

by Java News
27/03/2019 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e Ballkanit Perëndimor më 4 prill të këtij viti do të nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit. Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Kosova.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.

Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.

Marrëveshja për romingun ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, (Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë) është planifikuar të nënshkruhet në Samitin e dytë Digjital, që do të mbahet në Beograd.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, i cili pret të jetë i pranishëm në këtë samit në Beograd, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se Kosova është e gatshme dhe ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për këtë marrëveshje.

Lluka tha se më këtë pako do të ketë ulje të çmimeve të tarifave të romingut në mes vendeve të Ballkanit, e njëherësh do të mundësohet edhe thellimi i bashkëpunimit dhe do të shërbejë si urë komunikimi midis qytetarëve të këtyre vendeve.

Marrëveshja në tërësi, thotë Lluka, planifikohet të zbatohet në korrik të vitit 2021, kurse reduktimet në uljen e tarifave do të fillojnë nga 1 korriku i këtij viti.

“Deri në vitin 2021 do të ketë reduktime të obligueshme. Këto reduktime do të fillojnë nga 1 korriku i këtij viti. Për shembull, gjatë periudhës kalimtare për thirrje telefonike (llogaritur në euro), një minutë do të jetë 0.19 cent, për një mesazh (sms) 0.6 cent, kurse interneti do të jetë 2.5 centë për megabyte. Pastaj vitin tjetër zvogëlohen edhe më tutje, deri në eliminim të tërësishëm në vitin 2021”, tregon Lluka.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Kurse në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit.

Në anën tjetër, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se taksa ndaj mallrave serbe e vendosur nga autoritetet në Prishtinë nuk ka ndikuar në tregtinë ndërmjet Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, por se i ka rrezikuar gjitha marrëveshjet rajonale të cilat janë planifikuar të nënshkruhen.

Kryeministrja Brnabiq, me këtë rast ka potencuar marrëveshjen për romingun e cila është planifikuar të nënshkruhet në Beograd.

“Si të nënshkruhen marrëveshjet e reja kur ato të vjetrat nuk respektohen”, ka thënë Brnabiq në fund të muajit shkurt, gjatë një konference për media.

Lidhur më këtë deklaratë, ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka konsideron se taksa nuk duhet të ndikojë në këtë nismë, pasi sipas tij, ky është projekt rajonal.

“Unë besoj se taksa nuk duhet të rrezikojë nënshkrimin e marrëveshjes. Në fakt kjo marrëveshje duhet të mbahet në nivel të ministrave, në nivel teknik, në mënyrë që të realizohet dhe qytetarët mos të pësojnë një mospërputhje të politikave të nivelit më të lartë”, thekson Lluka.

Ministri Lluka tha se ka marrë ftesë komisionerja evropiane për ekonomi digjitale, Mariya Gabriel, e cila udhëheqë këtë proces, andaj ai tha se nuk pret pengesa nga autoritetet e Beogradit që delegaconi i Kosovës të marr pjesë në këtë samit.

“Pastaj kemi qenë në kontakt më palën serbe për aranzhimin e vizitës. Unë e kam konfirmuar kohën e arritjes në kufi, në Merdar, kemi konfirmuar numrin e personave që do të jemi të pranishëm atje dhe ikemi dhënë të gjitha informatat e detajuar të secilit person më kërkesë të palës serbe”, tha Lluka.

Ai tha se nuk prêt problem rreth pjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës, duke treguar se tashmë atij I është konfirmuar edhe hoteli ku do të akomodohen delegacionet, përfshi edhe atë nga Kosova.

“Është konfirmuar përcjellja nga ana e autoriteteve të Serbisë deri në vendin e caktuar. Të mërkurën pritet që unë të shkoj në Beograd dhe deri më tani nuk është paraqitur asnjë problem”, tha Lluka.

Ekspertë për çështje të telekomunikacionit, e mirëpresin nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, pasi që sipas tyre, heqja e çmimeve të shërbimeve roming, në kuadër të telekomunikimit, është në dobi të qytetarëve të të gjithë rajonit.

Agron Dida, ekspert për çështje të telekomunikacionit, e konsideron të leverdishme nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, por më me rëndësi, sipas tij, është respektimi dhe zbatimi i saj.

“Ky është një përfitim edhe për qytetarët edhe për operatorët e telefonisë mobile. Operatorët telefonik në gjithë vendet e rajonit duhet t’i shfrytëzojnë këto elemente pozitive për qytetarët, por edhe për përmirësimin e imazhit të tyre, pasi që imazhi i tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor është negativ. Ne jemi koshientë për pakot e ndryshme të operatorëve të ndryshëm, që aktivizohen automatikisht, i marrin paratë dhe nuk e përfundojnë shërbimin. Kështu që ky vendim është një mundësi e mirë edhe për operatorët edhe për qytetarët”, tha Dida.

Përderisa ende vendet e rajonit nuk e kanë finalizuar një proces të tillë, Prishtina dhe Tirana zyrtare kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen plotësisht të tarifave të romingut, marrëveshje kjo që sipas ministrit Lluka do të fillojë të zbatohet nga korriku i këtij viti.

/REL/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In