• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendet e BE apel Brukselit: Sa më shpejt data për fillimin e negociatave për aderimin e Shqipërisë në BE

by Java News
11/10/2017 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në Konferencën vjetore të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Vishegradit (Hungari, Poloni, Çeki, Sllovaki) dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Ky takim u zhvillua në Budapest në kuadrin e Presidencës hungareze të Grupit të Vishegradit. Në takim morën pjesë edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bullgarisë, Rumanisë si dhe përfaqësues të Estonisë, Kroacisë, Sllovenisë.

Diskutimet u përqendruan në identifikimin e hapave për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE në rajon, jo vetëm si një ushtrim teknik, por edhe si një instrument në përballjen me sfidat e sigurisë në Evropë.

Në mënyrë specifike për vendin tonë, vendet e grupit të Vishegradit shprehën mbështetjen për caktimin sa më shpejt të një date për fillimin zyrtar të negociatave për aderimin në BE.

Ata vlerësuan progresin e Shqipërisë, sidomos për reformën e sistemit të drejtësisë, dhe kërkuan që ky progres të reflektohet qartë në vendim-marrjen e BE-së.

Ministri Bushati, në fjalën e tij, vlerësoi si tepër të rëndësishëm rolin e vendeve të Vishegradit dhe mbështetjen e tyre në mënyrë që angazhimi i shprehur së fundmi nga BE ndaj procesit të zgjerimit të përkthehet në hapa konkretë.

Ministri nënvizoi rëndësinë e vijimit të axhendës së zgjerimit si një element

thelbësor për rajonin tonë, por edhe për vetë BE-në. Duke informuar mbi progresin e vazhdueshëm në zbatimin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, Ministri Bushati theksoi se “zbatimi i ligjit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është hapi kyç për të vijuar me vendosmëri në procesin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian”.

ma.me

Next Post
50 mijë euro nata, prezantuesja e pohon ofertën e sheikut (GALERI)

SARANDE/ ''Vjeshtë 2017', sekuestrohet llogari bankare me vlerë 187.000 Euro!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In