• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vend i shkëlqyer për të bërë para”/ Media britanike: Qyteti fantazmë shqiptar ku të rinjtë dynden në Angli

by Java News
21/11/2023 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me qindra të rinj që largohen për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar, një komunitet shqiptar është kthyer në një “qytet fantazmë”, shkruan në një reportazh Daily Express. Gazetarët e medias prestigjioze kanë qenë në Kukës, ku kanë takuar banorët e mbetur aty.

Ramizi, i cili pësoi goditje në tru, qau në kujtimin e djalit të tij që u largua nga qyteti i Kukësit për të punuar në Londër me qëllim për ta ndihmuar.

Duke u dridhur mes të qarash, ai tha për Daily Express: “I gjithë brezi i ri i Kukësit po shkon në Londër. Ata thonë se është e vend i shkëlqyer për të bërë para.” Ai shqetësohet për djalin e tij, i cili kaloi tre muaj në burgun e emigracionit dhe, kur u lirua, përfundoi duke larë makina.

Ramizit i dërgojnë para, por nuk janë shumë, në fakt janë shumë larg pasurisë që reklamojnë ata që janë kthyer nga Britania e Madhe. Shumica e makinave që qarkullojnë në rrugën kryesore të Kukësit janë Mercedes të rinj, të shtrenjtë dhe BMW me targa britanike.

Kontrasti me gjendjen e atyre që jetojnë aty nuk mund të ishte më i egër.

Në fushat përreth qytetit, gratë përdorin parmendë dore për të punuar tokën. Shtëpitë më afër maleve janë braktisur tërësisht. Ato tani strehojnë bagëti, me pjesën tjetër që po shembet dalëngadalë në tokë.

Sadije Cenaj, një banore e një fshati aty pranë, tha se paratë që fituan nipat e saj në Londër i shpëtuan jetën. Duke mbajtur foton e tyre me krenari, ajo tha: “Pa to do të kisha vdekur. Ata paguajnë faturat e mia mjekësore.”

Shtëpia e saj është e rrethuar nga prona të rindërtuara me pasuritë britanike nga djemtë e shtëpisë, por mbeten bosh për pjesën më të madhe të vitit. Pronarët kthehen për një pushim të shkurtër në gusht. Që nga viti 1990, popullsia e zonës është pothuajse përgjysmuar për shkak të migrimit.

Osmani, një tjetër banor, tha: “Është gjëja më e keqe që mund të ndodhë. Kur i gjithë brezi i ri shkon jashtë shtetit. Si mund të mbijetojmë dhe të jetojmë këtu? Nuk e di si do t’ia dalin njerëz si ne, ne jemi të vjetër.”

Osmani ka dy fëmijë në Britaninë e Madhe, një vajzë në Cardiff dhe një djalë në Londër. “80% e familjeve kanë të paktën një fëmijë në Angli”, tha ai.

Osmani beson se realitetet e jetës në Mbretërinë e Bashkuar nuk përputhen me mitet që po shesin të rinjtë në Shqipërinë rurale. Pavarësisht se ka kaluar shumë kohë në Angli, djali i tij mezi ka qenë në gjendje të përmirësojë jetën e babait të tij.

“Djali im u përpoq të më ndihmonte dhe më dërgoi disa para xhepi, por jo shumë siç thonë mediat.”/m.j

Next Post
Emrat/ Morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për 2 arkitektë

Emrat/ Morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest në burg për 2 arkitektë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In