• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vemje, dje i lëpiheshin”/ Mustafa Nano: M’i kanë sjellë zorrët te goja! Ja kush janë më keq se Sali Berisha

by Java News
08/09/2021 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mustafa Nano,ka sulmuar të gjithë ata që dikur ishin mbështetës të flaktë të ish-liderit të demokratëve Sali Berisha.

Nano shkruan se ata nuk flasin pasi kanë frikën e tyre nga qëndrimi i SHBA-së, dhe presin që Berishës ti ndodhë më e keqja në mënyrë që të shfaqen sërish në ekrane.

Postimi i Nanos:

Kanë qenë të shumtë ata që, në harkun e 25 viteve të fundit, më kanë dalë përballë si berishianë në studio televizive e në faqe gazetash (si polemistë). E kanë mbrojtur Berishën me krenari e vendosmëri, duke m’i sjellë zorrët te goja. Por edhe duke ma nxirë jetën.

Dhe tani që Berisha është në hallin më të madh të jetës së tij, pothuajse të gjithë kanë bërë të ndenjurat mënjanë. Nuk ka më berishianë. Janë zhdukur si me magji. Kanë zënë të mendojnë keq për idhullin e tyre? U ka hapur sytë vendimi amerikan për ta shpallur Berishën ‘persona non grata’? Nuk besoj.

Për mua, po bëjnë atë që kanë bërë edhe kur i lëpiheshin Berishës: Ndjekin e kurojnë karrierën e tyre, që është ngritur mbi parimin “kthehu andej nga fryn era”. Prandaj, e kanë qepur gojën. Po presin të ndodhë ajo që ka për të ndodhur, e pastaj të dalin në shesh si anti-berishianë.

Unë më shumë përbuzje kam për këta sesa për Berishën, të cilin e konsideroj megjithatë një nga horrat e mëdhenj të historisë së Shqipërisë qysh prej themelimit të shtetit. (Ndoshta ia merr në këtë mes Enver Hoxha e Esat Toptani. Ndoshta.) Por ka një soj më të keq sesa këta.

Është soji i berishianëve që (janë shumë pak, duhet thënë) s’e kanë pasur për gjë këto ditë t’i kthejnë shpinën Berishës. Madje, po e kritikojnë atë. E kritikojnë nga pozita filoamerikane. Çfarë vemjesh! Ata që kanë pritur vitin 2021 (dhe vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit) për të kuptuar se kush është Sali Berisha janë vemje, vemje, vemje.

/m.j

Next Post
Kosovë, asnjë viktimë/ Vetëm katër raste të reja me koronavirus

Kosova regjistroi 24 humbje jete dhe 1009 të infektuar në 24 orë nga Covid 19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In