• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vëmendja reale e SHBA ndaj shkakut të protestave!

by Mero Baze
10/12/2018 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kanë kërkuar prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë, të marrin pjesë në formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë të Gjykatave (KLGJ) që do të formohen këtë javë.

Formimi i këtyre dy institucioneve të larta, i jep fund vakuumit të krijimit të institucioneve në Reformën në Drejtësi dhe fut Shqipërinë në rrjedhën normale me mbushjen e boshllëkut në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe atij Special.

Thirrja e SHBA-së vjen në një kohë, kur ka përpjekje të qarta për ta bllokuar këtë proces. Ndërsa KLP, e cila mblidhet nesër, mund ta përfundojë me sukses procesin, KLGJ rrezikon të bllokohet, pasi një shoqatë gjyqtarësh, nga ato që kanë qenë rreshtuar qysh në fillim kundër Reformës, po tentojnë ta padisin zgjedhjen e KLGJ në gjykatë, duke bllokuar kështu procesin.

Është kjo arsyeja që SHBA ka mbetur i vetmi aktor që po vëzhgon me shqetësim plotësimin e institucioneve në reformën në drejtësi, ndërkohë që qeveria është e angazhuar në ballafaqimin me protestën e studentëve, ndërsa opozita po tenton të ndezë disa vatra zjarresh, mbi të gjitha se po e shikon që krijimi i institucioneve të drejtësisë është drejt finishit.

Në një klimë të ngarkuar politike, kur zakonisht SHBA bën thirrje për të orientuar qytetarët amerikanë të rrinë larg apo afër tyre, sot është marrë me një shqetësim që duhet ta kishte klasa jonë politike, por bëjnë sikur e kanë mendjen tek protestat.

Në fakt, protesta reale e opozitës është pikërisht përpjekja tinzare për të bllokuar reformën përmes një shoqate gjyqtarësh. Kjo që ndodh në rrugë është zhurmë, për ta quajtur dhe atë reformë, dështim.

Përpjekja për ta dështuar Këshillin e Lartë të Gjykatave, është vendimtare për të mbajtur të bllokuar Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe dështimin e procesit në vazhdim.

Ndaj ka shumë rëndësi pse Basha do të fusë hundët në çdo protestë. Zjarri në rrugë shpreson ta shpëtojë nga ajo që po ndodh me reformën, tani kur nuk e ka mendjen askush. Për fat të keq të tij, përveç SHBA.

Next Post
Francë/ Macron dorëzohet për kushtet

Francë/ Macron dorëzohet për kushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In