• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vëllezërit përleshen për gratë, nxjerrin armët kundër njëri- tjetrit

by Java News
04/03/2017 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zënkë në familje mes kunatave është bërë shkak i një sherri të rëndë mes vëllezërve, që nuk kanë ngurruar të nxjerrin edhe armët brenda në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në Bathore të Tiranës dhe Policia ka arrestuar njërin nga protagonistët, shtetasin Krenar Lita, i cili ka kërcënuar me armë gruan e vëllait të tij.

Nga ana tjetër, Policia ka nisur procedim penal edhe për xhaxhain e tij, shtetasin me iniciale G.L., i cili është kryefamiljar në shtëpinë ku ndodhi sherri, pasi iu gjetën një sasi fishekësh. Gjithashtu po hetohet në gjendje të lirë edhe bashkëshortja e të arrestuarit, 30-vjeçarja N. Lita, e cila, sipas Policisë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj dy vëllezërve të burrit.

Sipas Policisë, gjithçka ka nisur pas një zënke banale mes grave të dy vëllezërve e më pas sherri ka përshkallëzuar duke përfshirë të gjithë anëtarët e familjes së madhe prej dhjetëra anëtarësh. Në mbrojtje të gruas, 35-vjeçari Krenar Lita ka marrë një armë gjahu tip “Shotgun”, që xhaxhai i tij e mbante me leje, dhe ka kërcënuar kunatën e tij, shtetasen A.H., 34 vjeçe, me të cilën ishte konfliktuar e shoqja.

Pas këtij momenti, në mes janë futur edhe dy vëllezërit e tjerë, kunatat dhe xhaxhai, duke tentuar të mbyllin konfliktin. Të lajmëruar nga fqinjët, forcat e Policisë të Komisariatit nr.5 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar një krim të mundshëm në familje.

NGJARJA

Policia e Tiranës tha dje se mbrëmjen e së enjtes është arrestuar shtetasi Krenar Lita, 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori për gruan e tij, N. Lita, 30 vjeçe, dhe xhaxhain e tij, G. Lita, 76 vjeç.

Shoqërimi i tyre në Polici u krye pasi në Rrugën e Arbrit, në Kamzë, Krenar Lita ka kanosur me armë gjahu kunatën e tij, shtetasen A.H., 34 vjeçe, banuese në Tiranë dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij, F. Lita, 44 vjeç. Ndërsa shtetasja N. Lita, bashkëshortja e Krenarit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunetërve të saj.

Shtetasit Krenar Lita iu bllokua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, tip “Shotgan”, të cilën e ka me leje, ndërsa xhaxhait të tij G. L., iu gjetën e iu bllokuan në cilësinë e provës materiale 94 copë fishekë, të kalibrit 7.62 mm.

Shtetases A. H., kunatës së autorit, iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Policia tha dje se në ngarkim të bashkëshortëve janë referuar materialet në Prokurori me akuzën e kanosjes dhe për dhunë në familje.Ndërsa për kryefamiljarin, xhaxhanë e të arrestuarit, është ngritur akuza e mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.

ma.me

Next Post
Tiranë, i hapin profil fallco dhe e kërcënojnë… “paratë ose të nxjerrim fotot”

Testohet versioni i ri, “Facebook” do të ketë një faqe të dytë sekrete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In