• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vëllezërit e Kelmend Balilit padisin policinë, ja vendimi i gjykatës

by Java News
23/01/2018 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllezërit e Klement Balilit kanë paditur Policinë e Shtetit në Gjykaten Administrative për katër urdhrat e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, i cili vendosi heqjen e licencave për 4 shoqëritë e e tyre të ruajtjes fizike.

Këta urdhra me numër rendor 9, 10, 11 dhe 12 janë të firmosur nga Çako me 17 dhjetor 2017 pasi familjarët e të kërkuarit Balili ishin nën hetim pasuror, sipas ligjit “Antimafia”.

Por, vëllezërit e Balilit, që përfaqësojnë kompanitë e policive private kërkojne shfuqizimin e këtyre vendimeve me argumentin se janë të pabazuara në ligj.

Burime të Top Channel thanë se gjatë një seance paraprake me objekt sigurimin e padisë, Gjykata Administrative e Tiranës i ka pezulluar urdhrat e ish-drejtorit të Përgjithshëm, Çako derisa çështja të përfundojë në themel.

Në argumentat e gjykatës është marrë parasysh dëmi që u shkaktohet shoqërive dhe dalja e papunë e rreth 360 punonjësve të këtyre kompanive, por edhe fakti që institucionet shtetërore që kanë lidhur kontrata me këto shoqëri të sigurisë dhe ruajtjes fizike, mbeten pa marrë shërbimin.

Me këto polici private, Balilët kanë përfituar në 3 vitet e fundit mbi 850 mijë dollarë në tendera publikë.

Heqja e këtyre licencave u firmos paralelisht me kohën kur Prokuroria kërkoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda sekuestro të aseteve pasurore të familjarëve të lidhur me Balilin. Mes pasurive të sekuestruara ishte edhe resorti Santra Quaranta në Sarandë.

Për të gjitha pasuritë e sekuestruara, vëllai i Klement Balilit, Bashkim Balili ka kundërshtuar në Apelin e Krimeve të Rënda vendimin e sekuestros dhe kërkon zhbllokimin e pasurive.

Argumenti kryesor i familjes Balili është se asetet pasurore janë fituar nga biznesi dhe se nuk ka arsye përse janë objekt hetimi, sipas ligjit Antimafia.

Por, gjyqi në Apelin e Krimeve të Rënda po shtyhet prej javësh, ndërsa Klement Balili vijon të jetë në kërkim policor.

Dosja hetimore ndaj tij vijon gjithashtu të jetë nën hetim në pritje të përgjigjjeve të disa letërporosive nga Greqia.(TCH)

Next Post
VIDEO/ Trafiku i drogës, dy vëllezër shqiptarë mes 18 të arrestuarve në Itali

VIDEO/ Trafiku i drogës, dy vëllezër shqiptarë mes 18 të arrestuarve në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com