• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Vëllazëria” e Lindjes, takim Greqi-Serbi-Rumani-Bullgari, Shqipëria dhe Maqedonia nuk ftohen

by Java News
04/10/2017 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësit e Bullgarisë, Serbisë, Greqisë dhe Rumanisë bënë së bashku thirrje për paqe dhe prosperitet në Ballkan, si edhe për aderimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

“Vendet e rajonit duhet të kthehen në një shembull të stabilitetit dhe begatisë, e kjo është në interesin e qytetarëve, por edhe biznesit”, deklaroi kryeministri bullgar Boyko Borissov, në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit në Varna, me homologët grek e rumun, Alexis Tsipras dhe Mihai Tudose, si dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Vendi i natyrshëm i Serbisë – shtoi ai, – është në BE”. Këtyre komenteve i bëri jehonë edhe shefi i ekzekutivit grek. Beogradi, sipas Tsipras e meriton një aderim të shpejtë. Ai shtoi se të 4 vendet, 3 nga të cilat janë tashmë anëtare të Bashkimit Europian, mund të luajnë një rol kyç në zhvillimin e rajonit.

“Kemi vendosur jo vetëm të kemi një bashkëpunim më të ngushtë me njëri-tjetrin në lidhje me fushën e energjisë, makroekonomisë dhe transportit, por edhe të përmirësojmë atë ekzistues në raport me menaxhimin e krizave, sigurinë dhe krizën e refugjatëve. Diskutuam gjithashtu edhe mbi projekte të mëdha të përbashkëta në rajon. Nëse ato mund të realizohen duke kapërcyer kufijtë, Ballkani do të tjetërsohet i gjithi”, tha Alexis Tsipras, kryeministër i Greqisë.

Kryeministri rumun Tudose u përqëndrua te veprimi i përbashkët në çështjet e energjisë, e sidomos te koordinimi i mirë i projekteve infrastruktore. Vuçiç, nga ana e tij, shprehu mirënjohje për mbështetjen e përcjellë nga udhëheqësit e tjerë lidhur me anëtarësimin e Serbisë, e shtoi se së bashku, të 4 vendet ballkanike mund të bëjnë shumë për të pasur më pak probleme nga sa kanë sot.

Shqipëria dhe Maqedonia, të paftuarat e Varnas

Jo aksidentalisht pa Shqipërinë dhe Maqedoninë katër vende të rajonit kanë nisur një axhendë bashkëpunimi që sipas ty lidhet me kursin Europian të Ballkanit Perëndimor.

Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Serbia mbajtën në Varna samitin e parë katër-ditor me pjesëmarrjen e kryemministrave të 3 vendeve që janë anëtare të BE-së dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Nismëtare e këtij samiti është Greqia, si anëtari më me përvojë dhe më i vjetër i BE-së, në një përpjekje për të treguar se ruan ende një rol udhëheqës në rrjedhën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kuptim nuk është e rastësishme që Shqipëria dhe Maqedonia nuk u ftuan të jenë pjesë e samitit, pasi janë dy vende me të cilat Athina zyrtare ka konsumuar përplasje politike vitet e fundit.

Sipas Huffington Post, rezultatet “praktike” të takimit përfshijnë marrëveshjen për t’i paraqitur një kërkesë të përbashkët Komisionit dhe presidentit Juncker për të siguruar fonde evropiane për lidhjen hekurudhore Selanik-Varna.

“Nuk është një samit për një shkëmbim pikëpamjesh.

Janë tre vende të Bashkimit Evropian dhe një vend që ka të drejtë të shkojë shpejt përpara në Bashkimin Evropian.

Në thelb në Varna u vendos që të ringjallim “axhendën e Selanikut 2003″ në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit në BE”- deklaroi Tsipras.

Samiti  i dytë u ra dakord që do të mbahet në Beograd.

Next Post
PDIU dënon dhunën e ushtruar nga PD në fushatën elektorale në Dibër

Akuzat ndaj Rakipit, shpërthen PDIU: Basha s’e përtyp dot humbjen në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In