• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vëllai shet motrën e mitur për 3000 euro. E dërgon ‘nuse’ në Serbi

by Java News
10/09/2022 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Pas kallëzimit penal të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup dje ka lëshuar Urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj katër personave, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “ Trafikim fëmijësh”.

“Në fundin e muajit të kaluar në Shkup, një nga të dyshuarit, përmes një ndërmjetësi ka pranuar që djalit të shtetasve të dyshuar serbe t’i gjejë nuse. Ai kontaktoi të dyshuarin e parë dhe ata ranë dakord që të ofronin për nuse motrën e të dyshuarit të parë, e cila sapo kishte mbushur 14 vjeç. Sipas kontratës, për lidhjen e martesës do t’i paguhen 3000 euro, prej të cilave 200 euro do t’i jepen të dyshuarit të katërt. Për të arritur qëllimin e tyre, i dyshuari i parë dhe i katërt e kanë marrë vajzën nga shtëpia ku ajo jetonte dhe e kanë çuar në shtëpinë e të dyshuarit të katërt. Aty përmes video komunikimit kanë arritur marrëveshje për blerjen dhe shitjen e vajzës me shtetasit e dyshuar serbë, njofton Prokuroria Publike.

Siç kanë treguar ata, në fillim të këtij muaji, shtetasit e dyshuar serbë, për të bërë përgatitje për festë, kanë ardhur në shtëpinë e prindërve të vajzës. Meqenëse vajza nuk ka pasur dokument udhëtimi, e dyshuara “vjehrra” ka paguar shumën prej 6000 denarë për kërkesën e paraqitur për lëshimin e dokumentit të udhëtimit në procedurë urgjente.

Ndonëse vajza nuk ka dashur të martohej, duke pasur frikë nga i vëllai, ajo iu bind dëshirës së tij dhe më 4 shtator të këtij viti, në shtëpinë e prindërve u organizua një festë. Në shenjë revolte dhe mosmarrëveshjeje me këtë lloj martese, nëna e vajzës nuk mori pjesë në festë. Mirëpo, kjo nuk i ka lëkundur shtetasit e dyshuar serbë dhe ata nuk kanë devijuar nga synimi i tyre për të marrë nusen për të cilën tashmë kishin paguar paratë.

Prokuroria sqaron se pas përfundimit të festës, nën presionin dhe kërcënimin e të dyshuarit të parë, vajza së bashku me vjehrrin dhe vjehrrën – shtetasit e dyshuar serbë dhe të afërmit e tyre, kanë shkuar në shtëpinë e motra e vjehrrës, ku kanë qëndruar deri në lëshimin e dokumentit të udhëtimit. Pasi kanë marrë dokumentin e udhëtimit, vjehrra së bashku me vajzën kanë ardhur në shtëpinë e prindërve të vajzës dhe i kanë kërkuar nënës që të shkojë te noteri për të firmosur prokurën për të miturën për të udhëtuar jashtë vendit. Meqenëse nëna nuk ishte pajtuar me martesën e detyruar, ajo e refuzoi këtë kërkesë, pas së cilës rasti u zbulua nga zyrtarët e autorizuar./INA

Next Post
Juventus, nis spastrimi, pikëpyetjet që nga Alegri e deri tek…

Sfida me Salernitanën/ Allegri: Jam i zemëruar, sepse luajtëm bukur dhe humbëm në Paris…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

Saranda, “miniera e floririt” me 170 hotele

August 11, 2026
KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

KASH ngre alarmin për Ibrin: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni ndaj Kosovës!

August 11, 2026
Histori e trazuar

Histori e trazuar

August 11, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kushtetuta nuk është rekomandim!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com