• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vëllai” i Xhafës dhe pushteti familjar i Sali Berishës

by Mero Baze
14/05/2018 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Ministri i Brendshëm i qeverisë socialiste, po vihet në shënjestër pas pretendimeve ende të paverifikuara, rreth një bisede të vëllait të tij, me një të panjohur, të cilin PD e përshkruan si trafikant hashashi. Kaseta kërkon ekspertizë të mënjëhershme nga prokuroria dhe zbulim të rrethanave në të cilën është kryer, për të kuptuar të vërtetën, dhe për ta ndarë atë nga spekullimi apo montimi i mundshëm. Në formën si është paraqitur nuk ka ndonjë lidhje logjike të asaj që pretendohet, por për këtë duhet të flas sa më shpejt prokuroria dhe ekspertiza ligjore.

Përtej kësaj, fokusimi i sulmeve nga Partia Demokratike tek Fatmir Xhafa, duke mos mundur të gjejnë asnjë fakt nga veprimtaria e vet si Ministër, tregon se vendi ka Ministrin e duhur të brendshëm. Rasti i sulmeve ndaj Fatmir Xhafës, në fakt, duhet të shërbej për të vendosur një standart për pasojat e zyrtarëve të lart në pushtet apo politikë, lidhur me përgjegjësitë që ata kanë në kryerjen e detyrës në raport me rrethin e afërt familjar. Nuk jam partizan i shkëputjes së përgjegjësisë, nëse një i afërt i yti ka përdorur pushtetin, apo pozitën tënde, për të përfituar apo kryer veprimtari të tjera të paligjshme.

Rasti më flagrant janë fëmijët e Sali Berishës. E bija e tij, përdori pozitën e babait si kryeministër dhe në një kontratë të ofruar prej saj për një biznesmen të huaj, i kërkonte tre milionë euro nëse babai kryeministër, firmoste koncesionin që kërkonte ai në Porto Romano. Është me fakte të qarta, me email origjinale të pranuara nga të dy palët dhe e pa ndëshkuar ende.

I biri i Sali Berishës, ka përdorur pushtetin e babait të tij kryeministër, për të lobuar një kontratë biznesi që rezultoi vdekjeprurëse për 26 qytetarë. Ka prova të qarta siç është faksi i dërguar nga zyra e Ministrit të Drejtësisë që i raporton djalit kopjen e opinionit të Ministrisë, për VKM që po përgatitej, janë 40 takimet e tij në muaj me Fatmir Mediun që ishte kontraktori, dhe biseda pikëlluese me Mihal Delijorgjin, 25 minuta pas shpërthimit, është rrethi i ngushtë familjar i punëusar në atë biznes si garant të tij, etj.

Historitë e tij vazhdojnë me privatizimin e OSHE, me sekserin Nue Kalaj, i cili garanton drejtorët e mëdhenj të CEZ se nëse djali ka fol me babin kryeministër, (Berishën) për hallin e tyre dhe ata pas takimit me Berishën do të takojnë babain. Dhe bëhet fjalë për rreht 60 milionë dëm në kurriz të shteti shqiptar. Është prova më e qartë e dokumentuar ndonjëherë për konfliktin e interesit në shtetin shqiptar, pasi është provuar nga axhenda e Berishës se takimi është kryer siç e përshkruan emaili dhe çmimi i energjisë ndryshoi si e deshën ata.

Kjo listë vazhdon dhe me shumë zyrtarë të lart të shtetit shqiptar të afërmit e të cilëve shfaqen shpesh si njerëz që përdorin pushtetin e njerëzve të tyre. Pra në këtë vend duhet vendosur një standart për konfliktin e interesit të zyrtarëve të lart me familjarët e tyre.
Vendosja e këtij standarti deri tani është penguar me dhunë nga Sali Berisha. Ai i ka vënë zjarrin shtetit për të mos ju ndëshkuar djali, vajza dhe rrethi i tij familjar të përfshirë në çdo aferë të ndyrë në këtë vend. E vetmja meritë e tij është se ai përë herë të parë ndërtoi një pushtet të Familjes së tij në Shqipëri, dhe tani mendon se çdo kush në Shqipëri qeverisë deomos me familjen siç qeveriste ai. E ndjen këtë tek obsesioni qe ka për të bërë Olsi Rmën personazh në cdo ngajrje në Shqipëri, apo për të gjetur vëllezër, motra apo kushërinj pushtetarësh në cdo aferë.

Nga ky obsession nuk shpëtoi as Fatmir Xafa. Por deri tani, jo vetëm që nuk kemi asnjë provë, por jemi para disa fakteve konfuze që më shumë dëshmojnë se PD ka problem të madh Fatmir Xhafën, se sa ndonjë problem real të Fatmir Xhafës.

Deri më sot në detyrën e tij si Ministër I Brendshëm Fatmir Xhafa ka pasur gjithë mbështetjen e opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar si një profesionist dhe njeri i ligjit. Ai ka rezultate të prekshem në betejën kundër trafikut të drogës dhe krimit në Shqipëri dhe është sjell si njeri i lirë në detyrën e tij.

Ajo që ka nevojë vendi, nuk është të krijoj precedentin e dorëheqjes bazuar mbi thashetheme, por përdorimin e shtetit ligjor për të ndarë baltën nga e vërteta. Ato që thuhen në selinë e SHQUP, duhet të mbeten në selinë e SHQUP, derisa të flas prokuroria. Pas saj, nëse do të vendosim një standart për këtë histori, se çfarë përgjegjësie kanë pushtetarët për motrat vëllezërit, djemtë e vajzat e tyre, duhet ta fillojmë aty ku ka nisur. Po tek SHQUP!.

Next Post
Rasti “Tahiri”, avokatët e bandës së Met Kananit: ‘Arrest shtëpie’ klientëve tanë

Rasti "Tahiri", avokatët e bandës së Met Kananit: 'Arrest shtëpie' klientëve tanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

February 24, 2026
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

February 24, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

February 24, 2026
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

February 24, 2026
Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

February 24, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In