• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Vëllai i Mehmetit ngre akuza: E prisnim gjëmën, po të vinte në rreth Enveri…

by A R
28/12/2017 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duro Shehu, vëllai i ish-kryeministrit të vetëvrarë në rrethana të dyshimta, jeton prej vitesh në Kanada.

Qysh nga koha kur është sistemuar aty, çdo 18 dhjetor pret vizita në nderim të vëllait, që ndërroi jetë në dhjetorin e largët të vitit 1981.

Pavarësisht se atje larg janë të paktë në numër miqtë dhe shokët e tij, ai ndihet mirë që bashkë me ta risjellin detaje të ndryshme nga historia e Mehmetit dhe tragjedisë së tij.

Ne nje interviste per gazeten Panorama ai tregon rrethanat kur e mesoi per vdekjen e Mehmet Shehut.

“Ajo ishte një gjëmë e paralajmëruar dhe si e tillë pritej, pavarësisht se në çfarë forme do të ndodhte. Mehmet Shehu ishte kryqëzuar qysh më herët. Së paku ne, familjarët e tij, kishim kohë që e dinim. E dinim që midis tij dhe Enver Hoxhës kishte ndodhur një plasaritje e pariparueshme. Shumëkush nga ish-bashkëpunëtorët e Mehmetit thoshte që kjo vinte nga fejesa e Skënderit, djalit të tij, me një vajzë me biografi të keqe. Po kjo ishte thjesht një gjetje për të justifikuar thelbin e konfliktit. Mehmet Shehu ishte shënjuar direkt nga Enveri për t’u sakrifikuar. Dhe kjo që pritej ndodhi…”, shprehet Duro Shehu.

Ai shton me tej se e priste ngjarjen e rende te vellait te tij.

“Unë në atë kohë isha në krye të Komandës së Aviacionit. Diçka ndieja nga ftohtësia e eprorëve dhe kolegëve. Kjo, sidomos pas Kongresit të Partisë në nëntorin e atij viti, ku Mehmeti kishte rënë në sy për vrazhdësinë me të cilën ishte shfaqur në krah të Enverit në tribunë. Pastaj, në rrethin e ngushtë të familjarëve dhe miqve flisnim më shkoqur për shkaqet e vërteta të tragjedisë që pritej. E dinim që po të të vinte në rreth Enver Hoxha, nuk shpëtoje gjallë. E kam përjetuar shumë keq këtë histori. Ca më tepër që në atë periudhë nuk ndodhesha në Shqipëri, se kurohesha jashtë shtetit”. /b.d

Next Post
Macron dhe Papa, konsiderohen personalitete të vitit në Francë

Macron dhe Papa, konsiderohen personalitete të vitit në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com