• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vëllai i Këlliçit, këshilltar i Ballukut? Reagon deputeti i PD: Dha dorëheqjen që në shkurt, s’donte të më dëmtonte në fushatë! Do paditen për shpifje…

by Java News
23/12/2021 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas lajmeve se vëllai i tij është këshilltar i ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballauku.

Për këtë çështje është pyetur kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka deklaruar publikisht se nuk kishte dijeni për vëllain e Këlliçit.

Por deputeti i PD, i rreshtuar krah Sali Berishës, ka thënë se pyetjet e adresuara ndaj Lulzim Bashës nuk kanë qenë rastësore dhe se ato kanë si synim të denigruar figurën e një shtetasi shqiptaro-amerikan.

Këlliçi thekson më tej se vëllai i tij, ka punuar pranë institucionit Albgaz, por sipas tij dha dorehëqjen nga pozicioni i Këshilltarit Juridik, për shkak se vëllai i tij caktua si drejtues politik në Tiranë.

“Për shkak të vlerave dhe standardit etik dhe moral që unë aspiroj dhe mbroj fort, Redi në Shkurt të këtij viti që po lemë pas dha dorëheqjen nga Albgaz, fill pas caktimit tim si drejtues politik i PD në Tiranë, sepse nuk donte që asocimi i tij me një institucion shtetëror, të kthehej në konflikt interesi dhe të përdorej si mjet sulmi ndaj meje.

Për këtë arsye Redi mori vendimin e tij dhe ka shkëputur çdo marrëdhënie me atë institucion në muajin shkurt, 2 muaj përpara zgjedhjeve në Prill të këtij viti.

Për shpifjet e bëra në drejtim të tim vëllai dhe për përpjekjen e shëmtuar për të denigruar fytyrën e një nënshtetasi shqiptaro-amerikan që ka vendosur të kthehet në vendin e tij për të kontribuar mbas 20 viteve në SHBA, ju siguroj se padia do të përgatitet dhe do të depozitohet së shpejti në gjykatën përkatëse”, thekson deputeti i PD.

Reagimi i plotë

Për të gjithë ata që janë konfuzuar në lidhje me lajmet e fundit rreth vëllait tim Reshard Këlliçit dhe për ato media që ‘rastësisht’ pyesin deputetin Basha për vëllain tim, sqaroj me përgjegjësi të plotë se:
1. Reshard Këlliçi, vëllai im ka punuar për rreth 4 vite si avokat për financimin dhe zhvillimin e projekteve energjitike dhe infrastrukturore me studion ligjore globale Hogan Lovells, e bazuar në Ëashington DC dhe Londër.
2. Redi shërben aktualisht si Ekspert për Shqipërinë pranë Sekretariatit të Energjisë për Bashkimin Europian me specialitet të veçantë – këshillimin e institucioneve.
3. Vëllai shërben si Sekretar i Përgjithshëm i Bordit Drejtues të AmCham (Dhomës Amerikane të Tregtisë) dhe gjithashtu shërben si Anëtar Bordi i të njëjtës organizatë. Një nga principet kryesore të AmCham është rritja e investimeve Amerikane në Shqipëri dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend.
4. Redi nuk ka dashur asocimin me një ndërmarrje shtetërore që në fillimin e tij, pasi gjithmonë ka patur orientimin e punës në sektorin privat. Sidoqoftë, për më shumë se një arsye, bisedat paraprake në lidhje me investimet amerikane në fushën e Energjisë, përfshirë këtu projektin e gazit natyral të likuifikuar ku zhvilluesit kryesorë të projektit janë Exxon dhe Açelerate, dy kompani amerikane të njohura botërisht, ishin diçka që kërkonin njohuri dhe sofistikim komercial dhe ligjor me praktikat amerikane, gjë që vëllai im (si pak kush sot në Shqipëri) e posedon dhe ushtron përditë në praktikën e tij si partner tek Studio Ligjore Frost & Fire Consulting. Ishte si në interesin e Shqipërisë por dhe veçanërisht në atë të Amerikes që ky projekt të shkonte sa më mirë. Për këtë arsye, vëllai i la mënjanë bindjet personale dhe iu përgjigj pozitivisht kërkesës së përsëritur nga aktorë të ndryshëm, kombëtarë dhe të huaj (kryesisht amerikanë) që të përfshihej për 1 vit në Albgaz në kapacitetin e tij si Këshilltar Juridik.
5. Jam krenar që im vëlla dhe profesionistë të tjerë si ai në Shqipëri kanë ardhur nga jashtë të kontribuojnë në vendin tonë.
Por për shkak të vlerave dhe standardit etik dhe moral që unë aspiroj dhe mbroj fort, Redi në Shkurt të këtij viti që po lemë pas dha dorëheqjen nga Albgaz, fill pas caktimit tim si drejtues politik i PD në Tiranë, sepse nuk donte që asocimi i tij me një institucion shtetëror, të kthehej në konflikt interesi dhe të përdorej si mjet sulmi ndaj meje.
Për këtë arsye Redi mori vendimin e tij dhe ka shkëputur çdo marrëdhënie me atë institucion në muajin shkurt, 2 muaj përpara zgjedhjeve në Prill të këtij viti.

6. Për shipfjet e bëra në drejtim të tim vëllai dhe për përpjekjen e shëmtuar për të denigruar fytyrën e një nënshtetasi shqiptaro-amerikan që ka vendosur të kthehet në vendin e tij për të kontribuar mbas 20 viteve në SHBA, ju siguroj se padia do të përgatitet dhe do të depozitohet së shpejti në gjykatën perkatese.
Ndoshta shpifja këtu është bërë rrugë, por më vjen keq t’ju them që integriteti dhe reputacioni i një avokati amerikan që ka punuar për studion nga ku ka dalë dhe ai që sot është Kryetari i Gjykatës Supreme të SHBA, nuk mund të përbaltet si kolateral i betejave politike në Shqipëri apo i atyre që i ka zënë paniku i lirimit të zyrës./m.j

 

Next Post
“Pagat”/ Nga PD e Berishës paralajmërojnë publikimin e të tjera të dhënave. Kaso: Kam informacione se…!

"Pagat"/ Nga PD e Berishës paralajmërojnë publikimin e të tjera të dhënave. Kaso: Kam informacione se...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In