Sa më shumë afrohet dita e votimit, aq më tepër rritet tensioni në këto zgjedhje vendore. Ka qenë vëllai i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës në Shkodër i cili ka denoncuar sot një sulm që sipas tij i është bërë me armë.
Fred Hila deklaroi se është sulmuar me armë ndërsa udhëtonte me makinë. Ai ka bërë denoncim në Polici për ngjarjen e rëndë duke drejtuar gishtin e akuzës nga polici i zonës.
“Më kanë sulmuar. Po ecja me makinë kur më sulmuan me armë. Bëra denoncim në polici. Jam sulmuar me armë nga polici i zonës, me mbiemën Dodani”, ka thënë Fred Hila, vëllai i kandidatit të PDsë për Vaun e Dejës, Zef Hila.
Pas marrjes së denoncimit, blutë e Shkodrës kanë nisur hetimet por kanë deklaruar se nuk kanë gjetur asnjë provë në vendin e ngjarjes.