• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vëllai i Hekuran Dedës: Berisha më ofroi pará që ta prisja për ngushëllim

by Java News
02/05/2016 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai i Hekuran Dedës, një nga të vrarët e protestës së 21 janarit 2011 në Tiranë, ka deklaruar se i janë ofruar pará nga ish-kryeministri Sali Berisha, vetëm tre ditë pas varrimit të të ndjerit. Zabit Deda i ka bërë këto deklarata në një intervistë me Gazetën Shqiptare, të publikuar sot.

“Unë mendoj se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të ishte brenda, se është ai që ka dhënë urdhër”, thotë Zabit Deda. Ai më ka sjellë dhe njerëz te shtëpia, më ka sjellë valixhen me lekë”.

Më tej, Zabiti shpjegon se paratë i janë çuar nga truproja i Berishës.

“Më ka çuar ish-badigardin, s’e di a e ka tani shoqërues a nuk e ka, s’e di, se nuk jam interesuar. (Ka ndodhur) tri ditë pas varrimit të vëllait”.

Ai shton edhe se “nuk e di shumën, kishte valixhen brenda në bagazh të fuoristradës”, por di shkakun e kësaj oferte: “Për të pranuar Berishën të vinte në shtëpi që të na ngushëllonte”. Vëllai i Hekuranit nuk i ka pranuar paratë, duke u përgjigjur se “unë nuk e shes gjakun e vëllait me lekë”.

Ndërkaq, për vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, Deda thotë se është një vendim i ndikuar nga politika dhe se nuk mund të jetë ndryshe për sa kohë që Berisha është në parlament.

Ai thotë se do ta çojnë çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut.

“Do bashkohemi të gjithë familjarët, do bëhemi grup e do ta çojmë në Strasburg. Do t’i kërkojmë gjithashtu qeverisë shqiptare të na ndihmojë me dokumentet. Strasburgu do ta vërë drejtësinë”, thotë Zabit Deda.

BW/d.i.

Next Post

Humor anglez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In