• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vëllai i Balilit: Po dënohemi familjarisht, bizneset dhe pronat i kam të ligjshme

by A R
19/12/2017 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave për marrje tenderi, vëllai i “Escobarit” të Ballkanit Klement Balili, Bashkim Balili ka folur për News24 dhe BalkanWeb duke u shprehur se do të apelojë vendimin për sekuestrimin e pasurive.

“Kam marrë tendera për të zgjeruar aktivitetin. Mora pjesë pa e ditur se kush është dhe fitova 21.4 ha. Tenderi u bë në prill, fitova e nënshkrova kontratën. Nga viti 1987 ajo tokë ishte djerrë, e papunuar. Bëra punimet por  toka gjithmonë  përmbytej. Shumë shpejt do punësohen jo me pak se 50 persona. S’kam kërkuar subvencionim sepse kishte shumë punë. Tani do kërkoj rimbursim apo ndihmë nga qeveria,” tha Balili.

Ky i fundit shprehet se është administratori dhe pronari i vetëm i shoqërisë.

“Unë jam ortaku i vetëm i shoqërisë ‘Balili&Co’ . Aktiviteti i firmës është për ruajtjen e sigurisë së objekteve si dhe aktivitet në fushën e turizmit dhe bujqësisë.

Nuk kam ortak as vëllezërit dhe as fëmijët në kompani. Kam 350 punonjës të regjistruar në tatime. Kam marrë pjesë në tendera konform rregullave. Ka shumë dezinformime në lidhje me aktivitetin e ‘Santa Quaranta’. ‘Santa Quaranta’ nuk është regjistruar në QKR në 2017 por në vitin 2014.

Në vitin 2017 u nda aktiviteti i hotelerisë më vete. Çdo gjë është pasqyruar në ekstraktet e QKR-së. ‘Santa Quaranta’, është e ndërtuar me të ardhura të ligjshme nga Balili- Co  si dhe me kredi bankare.

Jam i hapur ndaj institucioneve e çdo individi për ballafaqim. Jam akuzuar se kam lidhur kontrata politikisht,” është shprehur Bashkim Balili.

Gjithashtu për vëllain e tij Klementin, Bashkimi thotë se do kundërshtojë këdo që kërkon të hedhë baltë mbi të. Sipas Bashkimit, kjo nuk është hera e parë që e akuzojnë Klement Balilin, pasi në vitin 2006 ka ndodhur e njëjta histori.

“Klementi është i hapur, drejtësia të bëjë punën. Nuk është vetëm Klementi i arrestuar,por gjithë familja. Prej dy vitesh jetojmë në stres dhe në ankth. Drejtësia nuk duhet të ndikohet nga media,politika. Nëse ka fakte ta dënojnë Klementin, por jo mua,” është shprehur ai për BalkanWeb.

Next Post
VIDEO/ Prangoset fieraku Renato Agalliu, u kap në Vlorë me opelin mbushur me drogë

VIDEO/ Prangoset fieraku Renato Agalliu, u kap në Vlorë me opelin mbushur me drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com