Në lidhje me akuzat e ngritura ndaj deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga, ka reaguar edhe vëllai i tij Arben Prenga. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, ai i cilëson akuzat ndaj të vëllait janë politike.
Sipas vëllait të deputetit, Lulzim Basha ka qenë i lidhur me familjen Cali, madje këta të fundit i dërgonin edhe peshq nga Laguna e Patokut, për të cilën u bë edhe sherri. Ai këmbëngul se të vëllait i është zënë pritë nga familja Cali dhe ai ka qëlluar në ajër për tu vetëmbrojtur.
“Ka kohë që Lulzim Basha të jetë i shthurur në deklaratat e tij ndaj vëllait tim, të cilat ne i kemi parë thjesht si deklarata politike. Kur ne ishim me PD-në, Basha nuk ishte as anëtar i saj dhe as ka lidhje me këtë forcë politike.
Ai është aksidentalisht aty, por flet kështu sepse ka një hall të mahd.
Pas humbjes së tenderit nga familja Cali, nuk i ka dërguar kush peshk atij, as drejtorëve të tij dhe as paraardhësve të tij.
Ky është problem më i madh i Bashës, dhe jo ngjarja e Laçit”, thotë Aben Prenga për “GSH”.