• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vëllai i Altin Danit, njeriu që bindi Berishën

by A R
27/01/2016 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha ka pranuar gabimin e “qytatarit dixhital” dhe ka bërë prapakthehu. Kështu shkruan sot gazeta Shekulli për historinë e Altin Danit, i cili u dorëzua tri ditë më parë në polici. Ai akuzohet për goditjen me armë të një pike bastesh, në gjendje të dehur, por ndërkohë emri i tij ka dalë edhe si i përfshirë në një ngjarje të janarit 2015. Berisha, ashtu si dhe media, e ka përmendur emrin e Danit në një histori atentatesh, dhe në lidhje me ndikimin e tij në qarqe të caktuara të policisë e deri tek ministri i brendshëm.

Familjarët e Danit reaguan publikisht dhe komunikuan me Berishën, të cilit i kanë bërë me dije jo vetëm që nuk kanë të bëjnë me personin dhe personat që aludon ish-kreu i qeverisë, por madje ata s’janë bërë kurrë pjesë bandash as organizatash kriminale. Pas kësaj, për herë të parë Berisha ka përgënjeshtruar ato që kishte thënë për Altin Danin. Shekulli kontaktoi me vëllanë e Danit, Albanon, i cili jeton në Itali.

Rrëfimi i Albano Danit

Që prej momentit që Albano ka marrë informacionin për sherrin që kishte bërë Altini në Kombinat ka nisur të shkruaj në Facebook dhe t’i lutet vëllait të tij që të dorëzohet në polici.

“Në atë moment kur e mora vesh nuk dija se çfarë të bëja. Fakti që nuk jam në Shqipëri as unë dhe as vëllai tjetër, i ka mbetur motrës që të lëvizë me gjithçka që i duhet për këtë rast. E vetmja gjë me të cilën mund ta ndihmoja motrën ishte t’i lutesha të dorëzohej, por pa ditur se si do të vijonte të lakohej emri i tij. Shkruajta në Facebook, duke iu lutur si fëmijë pasi unë e di mirë se si jetohet atje dhe se mendova se gjithçka do të shkonte mirë. Kur shoh emrin e tij nëpër TV dhe të nesërmen nëpër gazeta. Më iku mendja. Sërish e njëjta histori si një vit më parë. Kot më kot telefonova disa prej tyre, kuptohet atyre që munda tua siguroj numrin, por përgjigja që mora ishte: Kështu na e ka dhënë policia! Atëherë doli Sali Berisha, doli edhe ai e shkruajti atë me të cilën po më çmendnin mediat. Po me atë, sigurisht që komunikohet shumë herë me lehtë se sa me mediat, komunikohet shumë herë më lehtë se sa me persona që ma përfshinë emrin e tim vëllai në një histori vrasjesh. Jo, ne s`jemi ashtu. Ne jetojmë në hallin tonë”.

“Dorëzimi” i Berishës

Dje në llogarinë personale të Sali Berishës, në Facebook, në krye të statuseve zinte vend edhe përgënjeshtrimi mbi gjithçka kishte thënë në lidhje me Altin Danin. Ai saktësonte: “Altin Dani nuk ka asnjë lidhje me bandën e Milit të Partisë, leitnanti i Milit quhet Gilmondo Dani! Të dashur miq, autori i breshërive të kallashnikovit në Kombinat, të dielën në darkë, Altin Dani, nuk ka asnjë lidhje me bandën e Milit të Partisë as dhe me leitnantin e kësaj bande Gilmond Dani, që u plagos kohë më parë në përpjekjen në rrugën e Kavajës dhe Qaf Kashar. Dikush, me qëllim, dezinformoi mediat dhe serviri Altinin për Gilmondin. Kështu që, në statusin e hedhur për këtë çështje dua të saktësoj se nuk është Altini, por Gilmondi, personi që u ndalua nga një inspektor i policisë dhe që u lirua pasi ndërhyri direkt nga poligoni ku po bënte qitje me Milin dhe Saje qorrin, Ardian Çipa dhe, më pas drejtori i policisë së Qarkut të Durrësit, Pleurati që ka të deklaruar 3.2 milionë euro në bankë”.

Mirëpo Berisha nuk ndalet në këtë fakt dhe vijon duke akuzuar se ka qenë me porosi të qëllimshme dezinformimi i medias, ndërsa poshtë sqarimit të vet jep sqarimin e Albanos pa i prekur asnjë fjalë. Madje në një reagim të mëvonshëm në Facebook, edhe Dani falënderoi publikisht Berishën për sqarimin në lidhje me pozicionin e vëllait të tij: “Ja, do kisha dëshirë të dilnin fjalët e tua. Unë jam Albano Dani, i vëllai i Altinit. Më vjen keq shumë për informimin e gabuar. Do kisha dëshirë të lexoje këtë sms. Dhe jam me bindje të plotë që të kanë ngatërruar se vëllai është vëlla dhe, nuk them se është i përsosur, ka gabimet e veta se ashtu i ka shku jeta, po me përgjegjësi të madhe të them se; im vëlla nuk ka lidhje fare me këta dhe për ça përflitet se është plagos me 5 janar 2015. Të siguroj e ta dokumentoj se nuk ka qenë në Shqipëri por jashtë vendit. Dhe të lutem, të lutem mos i beso se po duan të na ngatërrojnë dhe dikush tjetër të përfitoje. Dhe një herë më shumë respekt, pasi jam lodh gjithë ditën duke komunikuar që vëllai të dorëzohet. Të përshëndes me shumë, shumë respekt. A.D”.

Dani: Mediat nuk pranuan, Berisha reagoi menjëherë

Albano Dani tregon se në fakt i ka shkruar shumë gjatë Berishës ku i ka sqaruar të gjithë historinë e familjes dhe fisit të tij. Në rrëfimin për gazetën Dani bën me dije se nuk e priste për asnjë moment që mund ta lexonte dhe aq më pak të tërhiqej në ato që kishte thënë për vëllanë e tij, i cili tashmë gjendet i prangosur dhe që pritet të dalë për masë arresti. Në fakt fillimisht ka shkruar në motra e Altinit, ku statusi i saj u bë menjëherë lajm, ndërsa më pas iu desh Albanos që të tregonte pozicionin e vëllait të tij në një histori që nuk i përkiste atij.

“Jo, mendova se nuk i lexonte vetë, pasi besoja se janë të tjerë njerëz që i lexonin. Por mendova se do bëj punën time, sepse isha i lodhur e pagjumë dhe edhe kjo më duhej, që im vëlla të lakohej sërish si një njeri që është i përfshirë në banda kriminale. Ai nuk është i përsosur, pasi edhe ai ka gabimet e veta, por kurrë nuk mund ta besoja se emri i tij do të konsiderohej aq i fuqishëm dhe i rrezikshëm njëherësh, sepse në statusin e Berishës ashtu dukej. Por mu bë shumë qejfi kur mora përgjigje dhe madje edhe përgjigje publike. Unë e falënderoj Berishën dhe iu lutem ju medieve të mos m`i ngarkoni gjëra që nuk i ka im vëlla”!

SHEKULLI

Next Post

SHBA: Putin ka 40 miliard pasuri, një pallat 1 miliard USD dhe një jaht 35 mln

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
Bardhi: Rama bën cirk me shqiptarët. Sot kërkoi lirimin e Veliajt, por…

Gazi i Bardhit për flamingot socialiste të Poliçanit

August 3, 2026
Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

August 3, 2026
VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com