Can Murataj, vëllai i Admir Murtajt, ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre prokurorin e SPAK, Eneid Nakuçi.
Can Murataj e akuzon prokurorin për shpërdorim detyre. Sipas asaj që raporton Klan News, ai pretendon se Nakuçi “në mënyrë tinëzare dhe të kundërligjshme mban në sirtar dosjen e sekuestrimit të pasurive”.
Admir Murataj u vra në 9 Prill të 2019, pas grabitjes së parave në pistën brenda Aeroportit të Rinasit.
/a.r