• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Veliu me gjeneralin e Xhandarmërisë francezë: Luftë krimit të organizuar!

by Java News
24/10/2018 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti një delegacion francez nga Zyra Qendrore e Luftës kundër Kriminalitetit, kryesuar nga gjenerali i Xhandarmërisë, Bernard Thibaut. Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, identifikimi i fushave në të cilat ky bashkëpunim mund të fuqizohet më tej.

Drejtori Veliu tha se bashkëpunimi i Policisë shqiptare me Policinë dhe xhandarmërinë franceze, është konkret dhe i njohur nga palët e përfshira. 4 oficerë të Policisë shqiptare në Francë janë pjesë aktive e organeve ligj zbatuese. Ai foli për iniciativën në ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore si në Francë apo Shqipëri, jo vetëm për arrestime të personave me precedentë kriminalë, por duke thelluar hetimet deri në identifikimet dhe sekuestrimet e pasurive të grupeve kriminale të vendosura në formë jo ligjo

“Lufta kundër migracionit të paligjshëm ka dhënë rezultatet e veta duke sjellë një ulje të theksuar të numrit të shtetasve shqiptarë, të cilët kërkojnë azil në Francë. Ka patur një shkëmbim të shpejtë informacioni mes dy vendeve në çështje dhe raste konkrete, në goditjen e migracionit të paligjshëm”, tha Veliu.

Gjenerali i Xhandarmërisë Bernard Thibaut, vlerësoi bashkëpunimin dhe u ndal në luftën kundër krimit ‘shëtitës’, bashkëpunimit policor, sfidat që paraqiten dhe perspektiva në vijim. “Hetimet e përbashkëta kanë ndihmuar në evidentimin e shtetasve shqiptarë me rekorde kriminale, por edhe në njohjen dhe tipologjinë e këtyre grupeve për t’i goditur dhe nga ana financiare. Programi “SPECTRE”, të cilin Franca po e aplikon në bashkëpunim me disa vende evropiane, program të cilit i është bashkuar dhe Shqipëria, po mundëson një koordinim të ngushtë me Task Forcën Anti-Skifter dhe Policinë Kriminale kundër krimit të organizuar,” tha Thibaut.

Ambasadorja e Francës Christina Vasak theksoi se ka faktuar se bashkëpunimi mes dy vendeve deri më tani ka qenë mjaft i frytshëm dhe gjithashtu perspektiva për të ardhmen është mjaft pozitive.

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u ekspozuan pajisjet qe u dhuruan në kuadër të programit “Empact” të Europol, si: drone, aparate fotografike, kamera, radio, mikrofon, dylbi dhe njësi qendrore kompjuterike për regjistrimet video. Pajisjet, të një teknologjie të avancuar do të perdoren nga Task-Forca “Anti Skifter” dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

a.ç

Next Post
Denoncimi i PD: Rama vendosi në krye të burgjeve një përfaqësues të PS

Denoncimi i PD: Rama vendosi në krye të burgjeve një përfaqësues të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për hallet e qytetarëve

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

September 11, 2026
Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com