• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Veliu iku përmes Viçidolit, kërkoi azil në Kosovë, zyrtari i PD e ndihmoi të arratisej”

by A R
28/05/2018 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Bashkëpunëtori X” i Partisë Demokratike, Albert Veliu ka kërkuar azil politik në Kosovë raporton ReportTV.

Një burim nga prokuroria e Kosovës ka treguar të gjithë dinamikën që nga ndalimi i Albert Veliut me të birin deri tek kërkesa për azil. Fillimisht thotë burimi ata janë ndaluar gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimës në afërsi të Prishtinës por ka rezultuar se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt.

Hetimet paraprake të policisë së Kosovës kanë zbuluar se Albert Veliu dhe i biri nuk figuronin të riregjistruar në sistemin e kufirit si në atë të Kosovës dhe TIMS në Shqipëri. Kaq ka mjaftuar për policinë e cila ka njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm në prokurorinë e Prishtinës e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre. Ndaj tyre është ngritur akuza për kalim të jashtëligjshëm kufiri. Po ashtu prokurori i ngarkuar për këtë çështje e ka kërkuar arrestimin edhe për shkak të dyshimeve të tjera. Menjëherë pas arrestimit Veliu i ka deklaruar prokurorit të çështjes se kërkon azil politik. Nuk ka ende detaje se ku bazohet kërkesa për azil e Bashkëpunëtorit X të PD protagonist një audio përgjimi.

E ndihmuan dy persona, Albert Veliu u arratis nga Viçidoli

Ndërkohë mësohet se policia shqiptare ka nisur hetimet se kush e ndihmoi Albert Veliun të largohej ilegalisht nga Shqipëria. Dyshimet e para lidhen me një person të njohur në selinë e PD me origjinë nga Tropoja, i cili ka mbajtur një funksion të rëndësishëm në kohën kur president dhe kryeministër ishte zoti Berisha.  Të dhënat e para që disponon policia shqiptare lidhen me faktin se Albert Veliu dhe i biri, i shoqëruar nga dy persona kanë kaluar ilegalisht nga fshati Viçidol e më pas kanë kaluar në fshatrat e Gjakovës.

Kjo është tentativa e dytë e Albert Veliut për t’u arratisur. Ditën kur Partia Demokratike transmetoi videodëshminë e Albert Veliut, ai tentoi të largohej me taksi në drejtim të Kosovës. Por në hyrje të Kukësit në një lokal ai është ndaluar nga Forcat Operacione dhe është sjellë në Tiranë. Javën e shkuar prokurorët e krimeve të rënda për më shumë se 5 morë e morën në pyetje Albert Veliu për llogari të hetimeve nisur për Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Kallëzimit të rremë”.

“Dëshmitari X” shoqërohej nga i biri

Albert Veliu ishte së bashku me të birin në Shtimë të Kosovës në momentin që u arrestuan. Tashmë pritet që të shikohet se çfarë do të ndodhë me Veliun, nëse do të ekstradohet në Shqipëri.

Policia e Kosovës: Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore.

Tentativa e dytë për arratisje drejt Kosovës

Pas transmetimit të videodëshmisë dy javë më parë nga selia e Partisë Demokratike, Veliu bëri tentativën e parë për t’u larguar në Kosovë, por u ndalua në Kukës. Pas marrjes në pyetje, në Shqipëri, atij nuk iu bllokua pasaporta dhe nuk kishte asnjë urdhër ndalimi, por ishte në ruajtje nga policia. Ndërkohë që pasditen e djeshme është larguar nga Shqipëria ilegalisht, ndërsa tashmë është ndaluar në Kosovë.

Nuk dihet nëse dëshmitari ‘X’ i njohur edhe si ‘Babalja’ kishte ndonjë plan arratisje në vendet e BE për të kërkuar azil. Para dy javësh PD publikoi një audio-përgjim ku pretendohet se dëshmitari ‘X’ Albert Veliu, një eksponent i njohur i botës së krimit në Vlorë, pretendon se bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë. Për realizimin e përgjimit ka ndihmuar edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili ka bashkëpunuar me “Babalen”. Ndërkohë që audio është dërguar në Itali për ekspertizën nëse është e vërtetë./a.m.

Next Post
Sherr në familje, 17-vjeçari godet babain me mjete të forta

E rëndë në Patos! 35-vjeçarja hidhet nga kati i 4-t

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In