• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Velipojë/ Megafalsifikimi me 23 ha tokë në bregdet, përfundojnë në gjyq zyrtarët e Hipotekës

by Java News
14/05/2017 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtuesin e Hipotekës së qytetit, Neritan Kalamishi, një ish-jurist në këtë institucion, Marvin Ramovi, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, si edhe Vate Lari, i akuzuar për “Fallsifikim të dokumentave” pronësorë dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se ish-kryeregjistruesi Kalamishi dhe juristi Ramovi kanë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme pronën me sipërfaqe 23 mijë metra katrorë në Velipojë, e cila ishte përfituar në bazë të dokumentave të falsifikuar nga ana e Vate Lari.

Të pandehurit janë hetuar në gjendje të lirë, ndërkohë që pak javë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur nën sekuestro sipërfaqen objekt hetimi prej 23 mijë metra katrorë, e cila gjendet në fshatin Baks-Rrjoll, Velipojë.

Hetimet

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në bazë të kallëzimit të një shtetasi dhe, në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se përfituesi i kësaj prone, Vatë Lari, duke falsifikuar dokumentat zyrtarë të komunës dhe të komisionit të kthimit të tokave, është bërë në vitin 2013 pronar i sipërfaqes prej 23 hektarësh, të cilën e ka shitur menjëherë dhe më tej është larguar në drejtim të Francës.

Sipas të dhënave hetimore, rezulton se Zyra e Regjistrimit te Pasurisë se Paluajtshme Shkodër (Hipoteka) ka regjistruar pasurinë me sipërfaqe 23 000 m 2 , lloji i pasurisë Are, date regjistrimit 18.09.2013.

Eshte administruar  nga zyra  e rregjistrimit praktika  qe i perket rregjistrimit te pasurise. Nga praktika e administruar ka rezultuar se ka aplikuar per ne ZVRPP Shkoder,  shtetasi Vate Lari me date 18.09.2013. Në dosje ndodhet shkresa e Komunes Velipoje, date 04.11.2008 pa numer prot,  ku eshte derguar per rregjistrim AMTP ne emer te shtetasit Vate Kol Marashi, siperfaqja totale 23000 m2. Po ashtu, ne dosje gjendet edhe, ndër të tjera, vertetimi i Komunes Velipoje date 18.09.2013 ku thuhet se shtetasi Vate Gjelosh Lari eshte i njejti person me Vate Kol Marashi.

Lidhur me kete procedim eshte pyetur  Nikoll Marku me detyren e kryetarit te Komunes Velipoje dhe  Marash Keqi , punonjesi i zyres se bujqesise te cilet nder te tjera ka deklaruar  se nuk kane nenshkruar ne ate shkrese qe i eshte percjelle zyres se rregjistrimit per te percjelle dokumentacionin  per rregjistrim AMTP ne emer te shtetasit Vat Kel Marashi (Vat Gjelosh Lari) .

Per kete arsye, eshte kryer ekspertim grafik shkrimi  lidhur me nenshkrimin  e tyre tek shkresa percjellese e Komunes Velipoje dhe nga akti i ekspertimit grafik shkrimi date 14.11.2016   ka rezultuar se nuk jane shkruar nga shtetasit Nikoll Marku me cilesine e kryetarit te Komunes Velipopje , dhe Marash Keqi.

Nga praktika  e administruar ne zyren e rregjistrimit ka rezultuar se pasuria e llojit Are  e ndodhur ne fshatin Baks Rrjoll Shkoder me siperfaqe 23 000 m 2  e rregjistruar ne emer te shtetasit Vate Lari , i eshte shitur  shtetasit N.S, mbi bazen e kontrates se shitjes date 05 Tetor 2013.

Per kete arsye eshte pyetur shtetasi  N.S., i cili ka deklaruar se kete siperfaqe toke ia ka blere shtetasit Vat  Lari, qe ndodhet prej vitesh ne France bashke me familjen e tij.

Në bazë të hetimit, Prokuroria e Shkodrës ka konkluduar se ish-regjistruesi Neritan Kalamishi, ish-juristi Marvin Ramovi dhe shtetasi Vate Lari duhet të gjykohen për veprat për të cilat akuzohen. – See more at: http://shqiptarja.com/home/1/velipoj–falsifikuan-23-ha-tok–n–gjyq-zyrtar-t-e-hipotek-s-418902.html#sthash.OYDheSSE.dpuf

Next Post
Atentati në Tiranë/ I plagosuri kërcënoi me armë djalin e biznesmenit

TIRANE/ 16 vite burg bandës prej 5 anëtarësh, që grabiste me gurë, tulla e thikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na mbyti malli nga jashtë”/ Fermeri ‘përplaset’ me Ramën. Nxehet kryeministri: Ulu aty

“Na mbyti malli nga jashtë”/ Fermeri ‘përplaset’ me Ramën. Nxehet kryeministri: Ulu aty

January 30, 2026
Pse SHBA-të hezitojnë të godasin Iranin dhe cili është roli i Kinës?

Pse SHBA-të hezitojnë të godasin Iranin dhe cili është roli i Kinës?

January 30, 2026
“Fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta”, Rama: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë

“Fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta”, Rama: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë

January 30, 2026
“S’vjen llokum nga shteti”, Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

“S’vjen llokum nga shteti”, Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

January 30, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Të djathtet shqiptarë të zhytur në luftë klasash

January 30, 2026
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

January 30, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

January 30, 2026
Schieder-gazetarëve: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli im institucional

Schieder-gazetarëve: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli im institucional

January 30, 2026
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin

January 30, 2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In