Një peshkatar është shdukur pas përmbysjes së varkës pranë krykëderdhjes së Bunës në Velipojë.
Dallgët kanë përmbytur varkën dhe njëri prej peshkatarëqve që ndodheshin në të raportohet të jetë mbytur.
Ndërkohë, peshkatari tjetër ka arritur të dalë me not në breg.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites, pak pasi dy peshkatarët kishin nisur lundrimin me varkë.
Aktualisht polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të peshkatarit të mbytur.