Gjatë ditës së sotme IKMT ka prishur dy lokalet dy katëshe që ishin ndërtuar pa leje në zonën e Rrjollit në Velipojë. Bëhet fjalë për lokalin “Vala e Detit” ndërsa për lokalin e dytë nuk është publikuar ende emri.
Të dy lokalet kishin marrë paralajmërim por nuk morën asnjë masë për dokumente. IKMT ka hasur kundërshtimin e pronarëve të lokalit por aksioni ka vazhduar deri në përfundimin e prishjes.
ma.me