Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë gjatë mbrëmjes ku një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pulaj të Velipojës ndërsa viktimë ka mbetur një 68-vjeçar.
Sipas policisë, shtetasi që ka humbur jetën është identifikuar si Ndue Lusha, 68-vjeç.
Ai ka qenë duke bërë një punë në banesën e tij kur papritur ka hasur në kabllot e energjisë elektrike duke humbur jetën.
Ai është dërguar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë por nuk ka arritur që të shpëtojë./a.m.









