Seanca e nëntë gjyqësore për çështje “Veliera” është shtyrë sërish, këtë herë me një motivacionin të ri.
Gjykata kërkoi informacion mbi seriozitetin e shoqatës “Menv group” të Shoqërisë Civile që është edhe pala mbrojtëse dhe çfarë statusi ka. Sot pritej të merrej vendimi final për fatin e investimit 6 mln euro të Bashkisë Durrës, por Gjykata këtë herë gjeti një kleçkë për shtyrjen e seancës.
Trupi gjykues me ralator me Ergys Gashit, tronditën palën paditëse pasi kërkoi një vërtetim gjykate për ekzistencën e shoqatës. Avokatja Mirela Jorgo u shfaq tepër e revoltuar pas daljes nga Gjykata duke u shpreh se po kapet drejtësia.
Nga ana tjetër Sazan Guri, foli me tone të ashpera duke pretenduar se trupi gjykues ka ka presion të vazhdueshëm nga persona me pushtet. Gjykata ka vendosur zhvillimin e seancës së radhës në 25 janar.
a.ç