• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Zgjidhëm problemin e ujit të pijshëm për 30 mijë banorë

by A R
01/07/2016 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Rreth 30 mijë banorët që jetojnë në zonën e Yzberishtit, Unazës së Re dhe fushën “Misto Mame” do të furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm, falë investimit të ri të Bashkisë së Tiranës dhe UKT-së, të cilat në kohë rekord vunë në punë depon e re të ujit. Kjo depo, me kapacitet 4 mijë metra kub, si dhe rrjeti i ri i ujësjellësit, bëjnë të mundur furnizimin rregullisht me ujë të Yzberishtit, një nga zonat më problematike në Tiranë.

Punimet e realizuara nga UKT-ja u inspektuan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se depoja e re e ujit në Yzberisht katërfishon prurjen e ujit në këtë zonë dhe i jep fund problemit të mbartur prej vitesh. “Falë këtij investimi zgjidhim çështjen e ujit të pijshëm për 30 mijë banorë. Do të thotë se në këtë zonë do ulet numri i boteve të ujit, por gjithashtu nga Yzberishti deri në “Misto Mame” do të kemi gjithmonë e më pak probleme për çështjen e ujit të pijshëm”, tha kryebashkiaku Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderoi qytetarët, të cilët kanë paguar rregullisht faturat e ujit, duke bërë të mundur një gjendje më të mirë financiare të UKT-së, çka sjell edhe më shumë investime në rrjetin e ujësjellësit.

“Ky ka qenë viti më i mbarë për UKT-në, ku pagesa e faturave ka shkuar në mbi 90%. Për herë të parë Tirana renditet mes qyteteve taksapaguese të mira siç janë Korça, Përmeti, të cilat e kanë traditë që qenit në rregull me pagesat. Tani që qytetarët janë treguar të rregullt me bashkinë, bashkia duhet të jetë po aq e rregullt me qytetarët. Më vjen mirë që ky investim zgjidh një ngërç që kishte zgjatur prej disa vitesh dhe e çon në drejtimin e duhur çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë zonën e Yzberishtit”, shtoi Veliaj. Ai theksoi se në 11 muajt e fundit është bërë më shumë në ujësjellës se sa ishte bërë në 4 vite të marra bashkë.

Por, ky është vetëm një nga investimet që po bëhen në këtë zonë. Kryebashkiaku Veliaj tha se në këtë zonë janë duke u zhvilluar edhe një sërë investimesh të tjera, si në infrastrukturë rrugore, transport, etj. “Do të vijojmë me investime në këtë zonë dhe sipas planit të ri urbanistik do të shtojmë linjat e autobusëve, që komunikimi me Tiranën të jetë më i zhdërvjellët. Gjithashtu, do të vazhdojmë me projektin tonë të shkollave, kopshteve e çerdheve. Ato që banojnë këtu janë kryesisht familje të reja, e si të tilla kanë fëmijë të vegjël që kanë nevojë për çerdhe, kopshte e gjithë infrastrukturën sociale”, tha Veliaj.

Prej vitesh, familjet që jetojnë në këtë zonë kanë vuajtur mungesën e furnizimit me ujë, për shkak të rrjetit të munguar dhe një investimi serioz. Problematika e këtyre banorëve bëhej më e mprehtë sidomos në stinën e verës, gjatë së cilës mungesa e ujit kthehej në një pengesë për një jete normale. Tashmë, me investimin e kryer dhe ndërtimin e depos 4000 metra kub, katërfishohet volumi i ujit që shpërndahet në zonë. Kjo depo do të furnizojë me ujë zonën e Unazës së Re, si dhe zonën tek pallatet e KMY-së. UKT ka ndërtuar mbi 1.2 kilometër rrjet ujësjellësi, i cili tashmë shkon në çdo pallat, duke çuar ujë në familjen e çdo banori të zonës. (java /r.a)

Next Post

Sezoni veror/ Startojnë kontrollet e përbashkëta kufitare Kosovë-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In