• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj voton për delegatët në PS: Parti që promovon më të mirët, sot qesh me ata që dje shanin stadiumin, e sot kërkojnë bileta

by Java News
16/11/2019 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së PS-së, votoi sot pranë Njësisë 2 në kryeqytet për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të kësaj force politike. Pas votimit, përmes parimit “një anëtar, një votë”, Veliaj dha një prononcim për mediat, ku theksoi se ky proces tregoi edhe njëherë se PS është një organizëm aktiv, që lejon garën brenda vetes dhe që promovon më të mirët.

“PS është një organizëm aktiv, që rigjenerohet, që lejon garën brenda vetes dhe që promovon më të mirët. Sot kemi lajme fantastike për PS-në e Tiranës: Jo vetëm një pjesëmarrje mbi 50% para mesditës, por nëse në shtëpi burri dhe gruaja ndajnë peshë të barabartë në vendimmarrje dhe menaxhimin e asaj familje, ashtu edhe në familjen tonë politike, kemi burrat dhe gratë që do të kenë peshë të barabartë. Pra, është një ide fantastike e kryeministrit Rama, e votuar në kryesinë e PS, që i jep mundësi të shkëlqyer të gjitha zonjave e zonjushave të partisë sonë që të afirmohen dhe të marrin realisht 50% të kontrollit të PS-së”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se është pikërisht gara e brendshme që e bën PS një forcë politike gjithmonë fituese. “Arsyeja pse PS fiton non-stop në këtë qytet, por edhe në të gjithë Shqipërinë, është se stërvitet dhe garon me veten. Ne nuk i bëjmë kurrë llogaritë mbi një kundërshtar të zvetënuar, por i bëjmë me çfarë ishte dita jonë më e mirë dhe sesi e nesërmja mund të jetë më e mirë se e djeshmja për PS”, tha Veliaj, teksa shprehu bindjen se mbas zgjedhjeve për delegatët dhe krijimit të strukturave të reja, PS do të shkojë për herë të tretë në krye të punëve të vendit për të çuar përpara të gjitha projektet për Tiranën dhe Shqipërinë.

“Gjërat ndryshojnë kur je në arenë, kur je pjesë e një ekipi që transformon qytetin dhe jo duke komentuar nga tribuna. Mbas këtyre zgjedhjeve për delegatë, do të krijojmë Kongresin e ri, Asamblenë e strukturat e reja drejtuese të PS-së, dhe do të kemi fillimin e garës së radhës për ta bërë Edi Ramën kryeministër për herë të tretë dhe PS për herë të tretë në krye të punëve të vendit, për t’i çuar me marsh të pestë të gjitha projektet që kemi për Tiranën dhe Shqipërinë”, theksoi ai.

Ndërkaq, kreu i Bashkisë ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të bëhen nesër pjesë e aktiviteteve të ndryshme festive për 75-vjetorin e çlirimit. Ai deklaroi se PS është një parti krenare që i ka rrënjët në idealet e antifashizmit dhe se Tirana është i vetmi kryeqytet në Europën Lindore që u çlirua me forcat e veta. “Nesër kemi Ditën e Çlirimit të Tiranës. Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, nëse do të vijnë për ceremonitë e përkujtimit tek “Partizani i Panjohur” apo nëse do të vizitojnë një familje dëshmorësh. PS është një parti krenare, që i ka rrënjët në ato ideale, në antifashizmin e atyre viteve. Nuk kemi asnjë kompleks për faktin se kemi qenë antifashistë dhe besoj se Tirana ka një krenari akoma më të madhe. Tirana është i vetmi kryeqytet në Europën lindore që është çliruar pa ndihmën e ushtrive sovjetike në territorin e saj. Për të gjithë këto arsye, shumë krenari për të qenë tirons në këtë 17 nëntor”, tha Veliaj.

Por, qershia mbi tortë në këtë datë jubilare të 75-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit është inaugurimi i stadiumit të ri, që rikthen Kombëtaren në shtëpinë e saj. Kryebashkiaku theksoi se ndërtimi i tij është treguesi më i mirë i fuqisë transformuese që ka vota. “Unë e mbaj mend ditën e parë kur kryeministri pati idenë gjeniale që të mos e transferojmë stadiumin në periferi, por të jetë një hapësirë ku njerëzit të ecin, të mos marrin makinat e të shkaktojnë më shumë ndotje. Stadiumi është tek njësia jonë, tek njësia 2, ndaj jemi edhe njësia e stadiumit dhe arsyeja pse e përmend këtë është se të gjitha këto që folëm kanë lidhje me votën. Ne votojmë që një parti të bëhet më e mirë, që delegatët e delegatet më të mira t’i çojmë në drejtim të partisë, që kjo parti më pas të marrë drejtimin e shtetit e vendit, që pastaj kur një parti e mirë merr vendimet për drejtimin e vendit, qofshin këto si infrastruktura e stadiumit, do të përfaqësojnë shumicën e interesit publik”, deklaroi Veliaj.

Mandej, ai nënvizoi se koha tregoi se edhe ata të cilët në fillim ishin skeptikë dhe tentuan të bllokonin zhvillimin, nesër do të ndjekin Kombëtaren në stadiumin e ri. “Kur kujtoj sesa sherr, shamata, stërkëmbësha, teori konspiracioni dhe histeri pati stadiumi, dhe kur shoh sesi shumë nga ata që e shanë, sot janë duke kërkuar bileta, që është normale për një ndeshje të parë inauguruese, nuk mund të shkojnë të 1 milion qytetarët e Tiranës, më bën të vë buzën në gaz dhe të kujtoj se gjithmonë duhet ta kemi fokusin tek shumica e heshtur e atyre njerëzve që votojnë, ndihmojnë demokracinë, jo tek një minorancë e zhurmshme që as nuk i ka votuar njeri, as nuk pranojnë të vijnë në ndonjë garë dhe vetëm duan të bllokojnë historitë e suksesit të këtij qyteti”, përfundoi Veliaj. /e.s/

Next Post
Meta ftesë Bashës e gjithë krerëve të opozitës: Situatë dramatike, ejani sa më shpejt në takim

Meta ftesë Bashës e gjithë krerëve të opozitës: Situatë dramatike, ejani sa më shpejt në takim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In