• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj vlerëson punonjësit e emergjencave: Spiranca sigurie për qytetarët. Lagjet e reja rrisin cilësinë e jetës

by Java News
01/02/2020 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimet e urgjencës “Emergency Response Albania” ishin ndër të parët që ndihmuan në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, si në Tiranë e Thumanë, duke dhënë një kontribut të vlefshëm për kapërcimin e situatës. Në shenjë vlerësimi për punën e kryer, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Zvicrës nderuan me certifikata mirënjohje vajzat dhe djemtë që në këto ditë fatkeqësie u gjendën pranë komunitetit.

“Ju jam shumë mirënjohës dhe mezi pres që ta promovojmë shembullin tuaj. Dua që kjo shoqëri t’i japë më shumë hapësirë heronjve të vërtetë edhe në ditët pa emergjenca, që ndoshta nuk janë gjithmonë nëpër podiume e skena, por që meritojnë gjithë dashurinë, lutjet dhe respektin tonë! Shumë faleminderit edhe shumë suksese”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se këto ngjarje duhet të shërbejnë për të kuptuar dhe vlerësuar më mirë ata që punojnë nën uniformë.

“Për kombin tonë, e vetmja urgjencë që nuk pret është mirënjohja ndaj njerëzve të mirë. Tërmeti na shkundi jo vetëm tokën nën këmbë, por edhe si mentalitet, na bëri të kuptojmë se roli i ndërhyrjes së shpejtë, i policit, i zjarrfikësit, i punonjësve të emergjencave civile, janë spiranca sigurie në komunitetin tonë dhe për këtë ju jam shumë mirënjohës të gjithëve”, theksoi Veliaj.

Ai u shpreh se falë projektit të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës do të vijojë puna për rindërtimin, duke përfshirë dhe lagjet e reja.

“Kemi identifikuar një tokë këtu në Pezë, po ashtu një tjetër terren në Ndroq, janë toka publike ose që duan pak shpronësim, që kanë nevojë për një sistemim nga bashkia për ujë, kanalizime dhe energji elektrike. Për zona shumë të largëta Kërçukja në Ndroq apo Gjysulkonja, ku ka pak familje e ku fëmijët ndjekin shkolla kolektive, nuk do të ribëjmë shtëpitë aty, por do t’i sjellim më afër shërbimeve. Por, ata mund të vazhdojnë ta mbajnë tokën e tyre, ullinjtë, bagëtinë”, deklaroi Veliaj.

Mandej, ai nënvizoi se përmes këtij projekti synohet edhe një riorganizim i banesave, me qëllim rritjes e cilësisë së jetës për këta banorë.

“Nga kjo fatkeqësi mësuam, u trajnuam, morëm eksperiencë, por tani kemi edhe një mundësi të madhe, që të presim ciklin e varfërisë për familjet e prekura. Në këtë rast duhet edhe pak punë bindëse sepse rindërtimi nuk është vetëm llaç e tulla, por është edhe emancipim për një mundësi të re, për të krijuar komunitete të reja si në Ndroq e Pezë. Kjo vlen edhe për lagjet e reja që do të bëjmë në Kombinat apo në zona të tjera si “5 Maji” apo Uzina e Autotraktorëve”, nënvizoi Veliaj.

Ambasadori zviceran, Adrian Maître shprehu mirënjohjen e tij për grupin e ERA-s, të cilët punuan në ato ditë të vështira për të lehtësuar sado pak dhimbjen dhe vështirësitë e familjeve të prekära nga tërmeti.

“Veprimet tuaja kanë qenë humanitare, në kuptimin e plotë të fjalës; së pari, duke dhënë ndihmën e parë profesionale, dhe së dyti, duke treguar dhembshuri e respekt për qytetarët e prekur nga tërmeti. Ju keni pasur një organizatë profesioniste që ju ka mbështetur. “Era”, si një organizatë me prapavijë zviceriane, është pranuar edhe si një organizatë shqiptare. Unë e admiroj punën e stafit që po nderohet sot dhe vlerësoj gjithë punën që bëjnë në Shqipëri “Era” dhe Fondacioni Zvicerian për Inovacion”, tha ambasadori Maître. /e.s/

Next Post
Macron i shqetësuar pas daljes së Britanisë nga BE: Kambanë alarmi për Europën!

Macron i shqetësuar pas daljes së Britanisë nga BE: Kambanë alarmi për Europën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In