• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj vlerëson nismën e qeverisë për libra falas: “Tregon rëndësinë që i kushtohet arsimit”

by Java News
11/09/2018 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Një nismë fantastike”, kështu e cilësoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendimin e qeverisë për dhurimin e librave falas për të gjithë nxënësit, deri në klasën e katërt. Gjatë një takimi me drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Tiranës, ku u diskutua mbi përgatitjet e vitit të ri shkollor, ai theksoi se nisma për libra falas i vjen në ndihmë në radhë të parë atyre që nuk kanë pasur mundësi që ‘ti blejnë ato, por edhe tregon rëndësinë që qeveria shqiptare i jep arsimit.

“E di që shumica, tashmë është disbursuar pranë familjeve. Do të doja që ta vazhdonim deri në fund, në mënyrë që edhe ata që mund të kenë qenë me pushime dhe nuk i kemi mbërritur dot, të kemi mundësi ta ezaurojmë si proces, i cili është fantastik, për ju, për mua, dhe për gjithë ne që merremi përditë me menaxhim publik. Paratë nuk rriten në pemë, as nuk mblidhen në rrugë, janë nga taksat. Pra qeveria, kryeministri, ministrja e Arsimit, vendosën që t’i heqin nga diku tjetër për të bërë diçka që besoj se të gjithë biem dakord, se është shumë e rëndësishme. Pavarësisht kushteve familjare apo vështirësive, kjo është dhuratë e shtetit shqiptar dhe e qeverisë”, u shpreh Veliaj.

Ai i bëri thirrje drejtorëve dhe stafeve mësimore që së bashku me administratorët dhe ndërlidhësit të sigurohen nxënësit deri në klasë të katërt të marrin librat dhe bazën e materialeve mësimore, para së hënës kur edhe nis viti i i ri shkollor. “Do të doja që në mënyrë kapilare, me mësuesit, administratorët, ndërlidhësit, administratorët e pallateve, të sigurohemi që librat të mbërrijne në destinacion, apo që prindërit i kanë tërhequr ato. Si bashki do të bashkohemi nismes sidomos për zonat e periferisë dhe zonat e largëta, që të sigurohemi që çdo familje që ka fëmijët në fillore, t’i marrë librat.  E thënë troç, kur vetë kryeministri i vendit po lë një orë pune pa bërë, dhe po shkon në një familje t’i çojë librat edhe vetë personalisht, nuk është se s’ka kë dërgon, por është për të dhënë mesazhin se arsimi është shumë i rëndësishem per ne. Bileta jonë për të shpëtuar nga varfëria dhe nga vështirësitë është arsimimi”, tha kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

ma.me

Next Post
Gjukanoviç takon Thaçin: Marrëveshja Kosovë-Serbi, kontribut për paqen në rajon!

Gjukanoviç takon Thaçin: Marrëveshja Kosovë-Serbi, kontribut për paqen në rajon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In