• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj vlerësohet nga kryebashkiaku i Athinës: Transformoi Tiranën në qytet modern

by A R
04/07/2018 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes Tiranës dhe Athinës fillon një erë të re bashkëpunimi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë dy ditore në Athinë, ku u prit në një vizitë zyrtare nga homologu i tij grek, Yiorgos Kaminis.

Dy kryebashkiakët ranë dakord të çojnë në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy qyteteve, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ata vendosën që të nënshkruajnë së shpejti në Tiranë një protokoll bashkëpunimi dhe theksuan dëshirën mes dy bashkive për bashkëpunime konkrete në të ardhmen.

Kreu i Bashkisë së Athinës, Yiorgos Kaminis, e vlerësoi punën e kryebashkiakut Veliaj për transformimin e Tiranës në një qytet modern.

“Prej tre vitesh, Veliaj i shërben qytetit të tij me dinamizëm dhe entuziazëm, me synimin për ta transformuar Tiranën në një qytet modern, që i përballon me eficencë problemet e veta, me vështrimin drejt të nesërmes. Është diçka analoge me atë që po përpiqemi të bëjmë edhe në Athinë, gjatë mandatit tonë. Prandaj, është e kuptueshme dëshira për t’u takuar dhe planifikuar një rrugë bashkëpunimi për vitet e ardhshme”, tha Kaminis.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e falenderoi homologun për mikpritjen dhe u shpreh se kjo vizitë shënon fillimin e një bashkëpunimi të suksesshëm mes kryeqytetit të Greqisë dhe Shqipërisë.

“Më vjen mirë që në këtë frymë të re të bashkëpunimit midis shteteve tona, për të zgjidhur përfundimisht në një mënyrë paqësore shumë probleme të mbartura, i bashkohemi kësaj energjie, por në funksion të qyteteve. Pavarësisht bindjeve politike që kemi, në fund të ditës njerëzit duan që autobusi të vijë në kohë, që mbetjet të mblidhen, që qyteti të ketë gjelbërim, që shkollat të funksionojnë, që të ketë terrene sportive. Ndaj, besoj se kemi shumë për të mësuar nga Athina dhe shumë për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar punën e Kaminis si kryetar i Bashkisë së Athinës dhe vizionin e tij për integrimin e emigrantëve shqiptarë, Veliaj theksoi se kryeqyteti helen është një shembull frymëzues për shumë qytete të tjera në Ballkan.

“Jam i impresionuar nga dy mandatet e z. Kaminis në drejtimin e Athinës. E kam ndjekur nga shumë afër politikën greke. E di që, si politika jonë, ka shumë debate, ka diskutime, shumë emocion, por fakti që kjo ‘anije’ në këtë qytet ruan kursin e saj, pavarësisht gjithçkaje tjetër, është mbresëlënëse dhe është një shembull frymëzues, sidomos me sfidat e kohëve të fundit; pra, si të menaxhosh një qytet, i cili e ruan balancën edhe nga ana ekonomike, e megjithatë mbetet i hapur për emigrantët, duke mbajtur një fytyrë sociale. Për mua ka qenë një frymëzim i vërtetë”, theksoi Veliaj.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Athinës vlerësoi kontributin që japin mijëra emigrantë që jetojnë në Athinë, edhe si një urë e fortë bashkëpunimi dhe shkëmbimesh kulturale mes dy qyteteve.

“Në figurën e kryebashkiakut të Tiranës nderojmë sot kontributin e qindra mijëra emigrantëve nga Shqipëria, që po mbështesin prej dekadash qytetin tonë, me punën e tyre të madhe, zgjuarsi dhe optimizëm. Komuniteti Shqiptar i Athinës kontribuon jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por para së gjithash në kohezionin social, me pjesëmarrjen e vet aktive dhe integrimin veçanërisht të suksesshëm në shoqërinë greke. Për një qytet me përqindje të madhe emigrantësh, siç është Athina, një qytet që menaxhon në bazë të përditshme kontributin e mjaft kulturave të ndryshme, vlera e këtij shembulli është e paçmuar”, u shpreh Kaminis.

Ndërkaq, Veliaj tha se bashkëpunimi do të forcohet edhe më tej me një sërë projektesh dhe nismash konkrete që do të finalizohen edhe me nënshkrimin e një dokumenti mirëkuptimi mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Athinës.

“E mezi pres propozimin e kryetarit Kaminis për të pasur një kalendar të përbashkët kulturor. Marrëdhëniet midis shteteve dhe diplomatëve janë shumë të rëndësishme, marrëdhëniet midis njerëzve janë akoma edhe më të rëndësishme. Ndaj, mezi pres që në vizitën e kthimit në Tiranë të kemi dakortësuar një kalendar kulturor shkëmbimesh, edhe një mënyrë se si të mësojmë akoma më shumë nga njëri-tjetri”, tha Veliaj.

Kaminis konfirmoi për mediat se e kishte pranuar ftesën e kryebashkiakut Veliaj për të vizituar së shpejti Tiranën.

“Aspirojmë që bashkëpunimi, të cilin e filluam sot, të specifikohet muajt e ardhshëm në fusha konkrete. Do të vijojë një vizitë e imja në Tiranë, së shpejti, dhe dua të falenderoj kryebashkiakun Veliaj për ftesën. Vizita do të përfundojë me nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi mes dy qyteteve”, deklaroi ai.

Gjatë vizitës së tij në Athinë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi edhe një takim me qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Athinë.

a.ç

Next Post
Speciale/Të gjitha ato që nuk u thanë prej mbledhjes maratonë në Kryesinë e PD

"Vettingu, si shkollë partie", vjen reagimi i PD për Arta Markun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

Corriere della Sera: Vietnami i Donald Trump!

March 17, 2026
Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

Miratimi i rezolutës për Iranin, Hasani: Shqipëria në krah të aleatëve në mbrojtje të sigurisë

March 17, 2026
Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

March 17, 2026
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

March 17, 2026

Europrospects: Rasti i Veliajt dhe reforma në drejtësi, provë për besueshmërinë e BE-së për shtetin e së drejtës

March 17, 2026
VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In