• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj vizitë në çerdhen dhe kopshtin e ri në Qesarakë: Së shpejti nis ndërtimi i tre shkollave të reja

by
13/04/2021 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi të vegjlit e çerdhes dhe kopshtit më të ri në Qesarakë. Në çerdhen dhe kopshtin e ri do të marrin shërbim 100 fëmijë nga të cilët 40 fëmijë do jenë në ambientet e çerdhes dhe 60 fëmijë do jenë në ambientet e kopshtit, me një staf të mirëtrajnuar.

Kryebashkiaku Veliaj tha se është mbajtur premtimi dhe në zonën e Qesarakës kanë shkuar të gjithë shërbimet e nevojshme për banorët, teksa dha lajmin e mirë që së shpejti do nisë ndërtimi për 3 shkolla të reja.

“Kemi filluar me çerdhet dhe me kopshtet dhe pastaj do vazhdojmë me shkollat. Shkolla “Dritëro Agolli” tek zona e Parkut Olimpik, 2 shkolla, 9-vjeçare dhe gjimnaz në qendër në Qesarakë tek Fresku, aty ku ka qenë Shërbimi Infromativ Ushtarak. Që fëmijët të mos bëjnë varavingo te Njësia 3, apo te Njësia 4, por të kemi këtu në komunitet 2 shkolla shumë cilësore”, sqaroi Veliaj. Ai nënvizoi se çerdhja dhe kopshti i ri vjen me një model që njihet si një nga modelet më të mira sot në botë.

“Kemi praktikuar atë që njihet si filozofia e Emilia Romanjes. Kolegët tanë italianë kanë asistuar që të kemi 2 koncepte të tilla. Një e kemi te ish-fusha e aviacionit, tjetrën e kemi këtu në Qesarakë. Fëmijët mësojnë më shumë nëpërmjet lojës, sesa nëpërmjet mësimit klasik. Është e bazuar kryesisht në një kurrikul me shumë art, me instilacione, me vizatime, me pikturë, me interpretim, me teatër, me muzikë dhe mezi pres që nëse ne i ofrojmë fëmijëve në Qesarakë, të njëjtën formë të rritjes si fëmijët në kopshtet italiane”, sqaroi Veliaj.

Kandidati për deputet Xhemal Qefalia falenderoi Bashkinë Tiranë për investimin dhe tha se mezi pret që të nisë edhe ndërtimi i shkollave. “Mezi pres që këtu të gumëzhijë me fëmijë dhe mezi pres që afër, kryetar t’i bashkëngjitet edhe shkolla siç e keni dhënë ju premtim për të gjithë banorët, shkolla 9-vjeçare, shkolla e mesme,për ta bërë ndryshimin të dukshëm dhe për të mos pasur diferenca fare me kopshtin, shkollat e qytetit”, përfundoi ai. Çerdhja dhe kopshti i ri në Qesarakë ka një kapacitet prej 100 fëmijësh, ku 40 do jenë në ambientet e çerdhes dhe 60 fëmijë do jenë në ambientet e kopshtit. Ka një staf të mirëtrajnuar dhe profesional prej 18 personash, nga të cilët 10 edukatorë, psikologë e punonjëse sociale si dhe staf mbështetës./ b.h

Next Post
Basha në Maqellarë: Ndryshimi po vjen, mos u dorëzoni edhe dy javë!

Basha: Brenda 100 ditëve të qeverisjes do të hapim negociatat me BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In