• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Vizioni i opozitës për qytetin është më i forti zapton më shumë për vete! Ju kujtohen ndërtimet mbi Lanë?

by Java News
11/04/2023 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë prezantimit të vizionit dhe strategjisë së zhvillimit për pesë vitet e ardhshme të Ujësjellës Kanalizime Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ironizoi kundërshtarët politikë kur tha se vizioni i tyre për qytetin është disko Krokodili në Parkun Rinia.

“Me afrimin e fushatës, rritet edhe niveli i populizmit. Të gjithë ishim duke pritur ide serioze, si mund të shkojnë punët e qytetit më mirë. E kuptoj që shumë prej tyre nuk ballafaqohen dot me Tiranën që kishte vetëm 10% ujë, kur ishte vetëm 1/29 e territorit. Sigurisht, nuk krahasohesh dot me Tiranën që ka sot 65% ujë 24 orë dhe është 29 herë më e madhe. Por, ajo që nuk kuptoj është ky sulm ndaj qytetit, jo Tiranës, jo ndaj bashkisë tonë, por sulm ndaj nocionit të qytetit, nocionit të bashkëjetesës. Kur dëgjoj Sali Berishën dhe Ilir Metën, më kujtohet se ata e kishin në dorë menaxhimin e Ujësjellësit, e kishin në dorë edhe impiantin e ujërave të zeza, të cilin duhet ta dorëzonin gati, por krejt papritur e harxhuan shumicën e grantit japonez – harxhuan 90% të grantit për 30% të punës – dhe për këtë arsye, disa nga kandidatët u tërhoqën nga kritikat sepse e kuptuan se gjysmën e atyre që bënë burg për grantin japonez dhe për mënyrën si shkoi në djall ai projekti i ujërave të zeza të Tiranës, në fakt tani i kanë në listën për Këshillin Bashkiak të Ilir Metës dhe Sali Berishës”, tha Veliaj.

Mandej, kreu i Bashkisë tha se vizioni i opozitës për qytetin është: më i forti merr pjesën më të madhe për veten e tij.

“Nëse doni të keni një ide se çfarë vizionin kanë këta për qytetin, dëgjojini kur sulmojnë Rilindjen Urbane. Rilindja Urbane është një nga projektet më të bukura që ka pasur Shqipëria, një ide e Edi Ramës dhe e qeverisë shqiptare për të transformuar qendrat e qyteteve. Kur këta sulmojnë qytetet, kupton pak si i qasen hapësirës demokratike, cili është vizioni i tyre për qytetin. Kush ka jetuar në Tiranë, e mban mend Parkun Rinia? Ai ishte vizioni i tyre për qytetin. O burra, turruni, kush të zaptojë më shumë hapësira. Ju kujtohet disko Krokodili? Disko Krokodili ishte vizioni i tyre për qytetin. Ju kujtohet Lana? Këta që duan ta bëjnë Lanën park sot, ju kujtohet kur ua dhamë mundësinë ta bënin Lanën park, se si ndërtimet mbi Lanë ishin mënyra si këta e imagjinonin Zvicrën, demokracinë, kapitalizmin? Ju kujtohet torta e 100 vjetorit të Pavarësisë? Ky është vizioni i tyre për politikën falas. Secili merr legenin e tij, govatën, kazanin, kovën e tij dhe kush është më i fortë kap më shumë nga torta, kush është më i fortë kap më shumë nga Parku Rinia, kush është më i fortë kap copën më të madhe të Lanës, kush është më i fortë vjedh më shumë ujë për të larë kalin e bardhë, meqë po flitet për transportin falas”, u shpreh Veliaj./m.j

Next Post
Samiti i Sofjes/ PE ‘zgjidh qesen’, 10 miliard euro për Ballkanin, ja fushat ku do investohet

Mbështetja për integrimin/ Ministri i Jashtëm italian: Ballkani nuk mund të presë më gjatë, BE duhet të reagojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

September 18, 2026
Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

September 18, 2026
Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

Tragjike në Itali: Po dërgonte vajzën në shkollë, nëna shqiptare përplaset nga kamioni dhe ndërron jetë!

September 18, 2026
Takimi në Tiranë, ambasadorja e BE-së dhe Ministri i Drejtësisë diskutojnë reformën dhe integrimin

Takimi në Tiranë, ambasadorja e BE-së dhe Ministri i Drejtësisë diskutojnë reformën dhe integrimin

September 18, 2026
Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

Doli dëshmitar në Hagë në mbrojtje të Thaçit, Hill: Nuk ka dhënë asnjë urdhër kriminal, UÇK ushtri e parregullt

September 18, 2026
Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com