• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Veliaj, viktimë e betejave të egra brenda PS”, Vangjeli: Duhet ta vazhdonte betejën me drejtësinë vetëm..

by Os De
11/09/2025 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e quan veten viktimë, jo vetëm e mendësisë së një pjese të drejtësisë,  mëkateve të supozuara apo të kryera, por dhe e betejave të egra dhe shumë të ashpra brenda PS.

Vangjeli tha se Veliaj mbi të gjitha e quan veten viktimë të besimit të tij në dicka apo shumëcka.

“Duke e konsideruar viktimë, teorikisht ai do të duhet të bënte viktimën deri në fund.

“Pra të hiqte bashkinë nga vetja, largohej me dorëheqje dhe të ndeshej i vetëm përballë këtyre faktorëve që i janë rreshtuar para syve. Të linte atë të cilën nuk mund ta kishte”, tha Vangjeli.

Analisti Lorenc Vangjeli, tha se në një vend si Shqipëria, ku pinë shumë ujë rregullat, morali, ku kemi parë si kanë ikur lloj lloj njerëzish, ku ngrysen një ditë perëndi dhe nesër zgjohen askushër, e vetmja gjë e sigurt është të jesh i përkohshëm.

“Veliaj do të duhet ta mësojë në qeli, të tjerët është mirë ta mësojnë kur janë në pushtet”, u shpreh analisti Lorenc Vangjeli.

Lorenc Vangjeli: Erion Veliaj është një nga të paraburgosurit më të izoluar në Shqipëri.

Është e lehtë të flasësh në lëkurën e tjetrit, Veliaj është I bindur që është viktimë e mendësisë së një pjese të drejtësisë, viktimë e mëkateve të supozuara apo të kryera, e betejave të egra dhe shumë të ashpra brenda PS dhe viktimë e besimit të tij në diçka apo shumëçka, duke e konsideruar viktimë, teorikisht ai do të duhet të bënte viktimën deri në fund. Pra të hiqte bashkinë nga vetja, largohej me dorëheqje dhe të ndeshej i vetëm përballë këtyre faktorëve që i janë rreshtuar para syve. Të linte atë të cilën nuk mund ta kishte.

Në këtë mënyrë do të kishte një qasje më shumë si qenie politike dhe do ti jepte një garanci më shumë betejës së tij njerëzore tashmë, deri këtu ka arritur puna. Ato që quhen sekrete publike në Tiranë do të vazhdojnë.

Në një vend si Shqipëria, ku pinë shumë ujë rregullat, morali, ku kemi parë si kanë ikur lloj lloj njerëzish, ku ngrysen një ditë perëndi dhe nesër zgjohen askushër, e vetmja gjë e sigurt është të jesh i përkohshëm. Veliaj do të duhet ta mësojë në qeli, të tjerët është mirë ta mësojnë kur janë në pushtet.

Next Post
Lirohet pas 5 vjetësh burgim brutal në Bjellorusi, gazetari i REL Ihar Losik

Lirohet pas 5 vjetësh burgim brutal në Bjellorusi, gazetari i REL Ihar Losik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

Akuzohet si ekzekutori i Nikulajt, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për portugezin

March 3, 2026
Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

Spanja nuk lejoi përdorimin e bazave të saj për sulm ndaj Iranit, Izraeli: Je në anën e gabuar të historisë

March 3, 2026
Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In