• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj vesh përparësen, shërben iftar bashkë me këngëtaren Manjola Nallbani

by Java News
15/06/2018 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjitha mensat e saj sociale, Bashkia e Tiranës zgjodhi që ditët e bekuara të muajit
të Ramazanit të shërbejë iftarin për njerëzit në nevojë, të moshuarit, të pamundurit dhe
grupet e ndryshme sociale, duke krijuar edhe për ta një mjedis të ngrohtë familjar.
Qendra Sociale e Bashkisë së Tiranës në Bulevardin “Zogu I” shërbeu iftarin e radhës
për njerëzit e pamundur, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj,
këngëtaren e njohur, Manjola Nallbani dhe avokaten Eni Çobani.

Kryetari Veliaj tha se synimi i Bashkisë së Tiranës është që ky lloj solidariteti me
njerëzit në nevojë të jetë gjatë gjithë vitit, ndërsa bëri thirrje që kushdo që ka mundësi,
të kontribuojë duke ndihmuar të pamundurit. “Motivi dhe motoja e bashkisë është: A
mundet që fryma e këtij muaji, ky lloj solidariteti, të na shoqërojë në çdo muaj të vitit?
Ndaj thirrja jonë është që për këdo që i ka mundësitë të ndihmojë e shërbejë dikë që
është në nevojë”, tha Veliaj, teksa shtoi se kjo nismë nuk mund të jetë monopol vetëm i
institucioneve shtetërore.

Ai vlerësoi solidaritetin e treguar nga artisja e njohur e muzikës shqiptare, Manjola
Nallbani dhe avokatja Eni Çobani, që lanë impenjimet e tyre për t’iu përkushtuar për
disa orë njerëzve në nevojë. Veliaj theksoi që para se dikush të jetë një profesionist i
mirë, duhet të jetë edhe qytetar i mirë. “Nuk mjafton të jesh një avokate shumë e njohur,
nëse nuk je fillimisht një qytetar i mirë. Nuk mjafton të jesh një këngëtare, një artiste
shumë e njohur, nëse nuk je një qytetar i mirë. Ndaj, sot janë këtu se janë fillimisht
qytetare të mirë të Tiranës sonë”, u shpreh ai.

Bashkia e Tiranës ka hapur në të gjithë territorin e saj disa qendra sociale, ku krahas një
vakti të ngrohtë, njerëzit në nevojë marrin edhe përkujdes mjekësor dhe shërbime të
tjera utilitare. Veliaj theksoi se synimi i bashkisë është largimi i fëmijëve nga rruga dhe
garantimi i arsimimit të tyre për të qenë qytetarë më të mirë për shoqërinë. “Kur dikush
është mbi të gjitha qytetar, dhe ka vlerat dhe normat e qytetarisë, mund të bëhet gjithçka
në jetë. Ndaj, qëllimi ynë për fëmijët e Tiranës është fillimisht t’i arsimojmë, t’i rrisim
mirë, edhe në këtë qendër sociale ku synojmë të heqim fëmijë nga rruga dhe gjatë
paradites janë ata që marrin kurse, janë ata që ushqehen, janë ata që kanë këshillues dhe
psikolog, se po t’i bëjmë qytetarë të mirë, nesër mund të bëhen edhe avokatë, edhe
artistë të shkëlqyer”, tha Veliaj.

Artistja e njohur e muzikës shqiptare, Manjola Nallbani u shpreh e emocionuar që u bë
pjesë e kësaj nisme, teksa përgëzoi Veliajn për punën e bërë. “Si vajzë Tirane, nuk jam
e politizuar dhe më vjen shumë keq që çdo gjë që themi, keqinterpretohet dhe merr
nuanca që nuk e ka në fakt ajo çfarë do të them. Çdo gjë, çdo pëllëmbë toke që shoh më

2Adresa: Sheshi “Skënderbej”, Nd.2. Tiranë, Shqipëri, email: info@tirana.al
të bukur sot nga dje, dhe më të vlefshme për fëmijën tim, për mua, nga dje, sot, unë i
them: Bravo i qoftë, kushdo që e bën”, tha këngëtarja Nallbani. Avokatja e njohur Eni
Çobani, u shpreh e vlerësuar që iu bashkua iftarit dhe vlerësoi kryebashkiakun Veliaj
për ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë./a.ç

Next Post
Daçiç e ul zërin: Serbia po mendon për zgjidhje me Kosovën

Daçiç e ul zërin: Serbia po mendon për zgjidhje me Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In