• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Vende pune për ata që marrin mbeturinat nga kazanët

by A R
16/06/2016 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis punë edhe impianti i dytë i diferencimit të mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës. Bashkia e Tiranës ka vijuar projektin i cili mundëson ndarjen e mbetjeve, para se ato të depozitohen në landfill. Impianti i ri u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi qëllimet e bashkisë janë dy: mbajtja pastër e qytetit, por edhe gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme për të zgjatur jetëgjatësinë e landfillit të Sharrës, nëpërmjet diferencimit të mbetjeve të riciklueshme në impiant.

“Që të arrijmë këto dy misione, pra që të kemi një qytet të pastër, por edhe një landfill e menaxhim modern të mbetjeve, na duhet pak bashkëpunim. Duke nisur nga kjo verë, nuk do të lejojmë që çdo vendgrumbullimi mbetjesh apo çdo konteiner mbeturinash të kthehet në pikë riciklimi. Ajo që na ndodh shpesh është që, pasi është pastruar qyteti, pasi janë zbrazur koshat, ato derdhen sërish në rrugë duke shkaktuar infeksione, e ndonjëherë edhe digjen duke sjellë rrezik për qytetarët”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se sot Tirana është më e pastër se një vit më parë, por kjo nuk mjafton, ndaj bashkia do të vijojë punën duke sjellë metoda të reja të riciklimit të mbetjeve urbane, përmes diferencimit të tyre, proces për të cilin duhet të kontribuojë çdo qytetar.

“Jam i vendosur që Tirana të jetë e pastër dhe jam i vendosur, po ashtu, që Tirana të fusë metoda moderne të riciklimit, ku sa më pak mbetje shkojnë në landfill, duke u siguruar që të diferencojmë plastikën, metalet, letrën e çdo gjë tjetër që mund të riciklohet, për t’i zgjatur jetën edhe landfillit të Sharrës. U bëj thirrje qytetarëve që ta mbështesin këtë nismë të bashkisë. Kush do punë, ne do t’ua sigurojmë atë, ama nuk do të lejojmë më që koshat të digjen, nuk do të lejojmë që koshat të vandalizohen dhe nuk do të lejojmë që 4 mijë pikat e grumbullimit të plehrave në Tiranë të kthehen në 4 mijë vatra infeksioni”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës paralajmëroi masa ligjore ndaj çdokujt që grumbullon mall që merret nga koshat e mbeturinave, pasi ato janë pronë e bashkisë.

“U bëj thirrje atyre që grumbullojnë mallin që merret nga koshat e mbeturinave të Tiranës, se do të ketë penalizime sipas ligjit. Do të përdorim çdo mjet të ligjit për të ndaluar këtë shfrytëzim të njeriut nga njeriu. Ata nuk i ndihmojnë ata që rrëmojnë nëpër plehra, përkundrazi po i shfrytëzojnë në kushte skandaloze, pa sigurime shoqërore. Kjo nuk është një ofertë punësimi, kjo është një ofertë shfrytëzimi dhe skllavërie. Ofertë punësimi është kjo e Bashkisë së Tiranës, ku vihet dhe punohet me uniformë, sipas të gjitha standardeve”, deklaroi kryebashkiaku. Ai theksoi se ky impiant i dytë, ashtu si edhe i pari, krijon mundësi reale për të punësuar të gjithë ata persona që sot si mundësi jetese kanë gjetur mbledhjen e mbeturinave nëpër kazanët e mbetjeve nëpër qytet. Sipas tij, këto impiante krijojnë vende pune, së pari për komunitetin rom, si dhe evitojnë që çdo kazan plehrash të kthehet në një vatër infeksioni.

“Zgjidhja është kjo që shihni pas krahëve të mi: punësim me sigurime shoqërore, punësim me të gjitha kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë, ku i gjithë riciklimi bëhet këtu. Është më mirë të kemi vetëm një pikë riciklimi të Bashkisë së Tiranës, e cila bën ndarjen e plastikës, metalit, letrës, se sa të kemi 4000 pika riciklimi në të gjithë Tiranën. Tirana sot ka 4000 kazanë plehrash. Nëse secili prej tyre zbrazet për të marrë qoftë edhe një kanaçe ose një shishe, praktikisht kemi 4000 vatra infeksioni. Nuk besoj se ka njeri që mendon që Tirana të vazhdojë të jetë i vetmi kryeqytet evropian ku të 4000 koshat e mbeturinave të kthehen 4000 pika riciklimi, 4000 vatra infeksioni dhe 4000 burime aksidentesh”, tha kreu i bashkisë.

Me krijimin e impiantit të parë për diferencimin e mbetjeve në Sharrë, u arrit të punësoheshin nga bashkia mbi 200 veta, kryesisht të komunitetit rom, duke krijuar mundësinë e një menaxhimi sa më të mirë. Ndërsa, me krijimin e impiantit të dytë të diferencimit të mbetjeve në Sharrë, bashkia krijon mundësi punësimi sipas legjislacionit, të gjithë personave të interesuar për këtë punë në qytet, që deri tani e kryejnë në mënyrë të jashtëligjshme, duke u shfrytëzuar nga individë të caktuar dhe duke ndotur gjithë qytetin. Kështu, bashkia jo vetëm i jep zgjidhje pastrimit të qytetit, por edhe krijon vende pune. Impianti i dytë shton jetëgjatësinë e landfillit të Sharrës sepse diferencimi i mbetjeve të riciklushme në impiant zvogëlon sasinë e mbetjeve që shkojnë në zonën e asgjësimit në landfill. (java /r.a)

Next Post

10 hile psikologjike të cilat duhet t’i dijë gjithkush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Sulmohet gjatë natës Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert

VIDEO / Sulmohet gjatë natës Komisariati Nr.3, protestuesit thyejnë xhamat dhe dyert

July 5, 2026
VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In