Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar të gjithë socialistët për 31-vjetorin e themelimit të PS.
Përmes një postimi në rrjete sociale ku duket me kurriz kryeministri Edi Rama, Veliaj i cili është dhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, thekson se PS është forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën.
“Gëzuar Ditëlindjen. Partia Socialiste, forca që po transformon Shqipërinë dhe Tiranën. Mirënjohje çdo socialisti të thjeshtë, që i jep energji dhe përkushtim, që punët të ecin përpara. #31VJETPS”, shkruan Veliaj.
/e.d