• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj uron qytetarët për Ditën e Verës: Kur ne jemi bashkë, bëjmë mrekulli

by Java News
14/03/2018 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Argëtim, sport, muzikë, produkte artizanale, ushqim i shëndetshëm, ishin ato që çfarë ofroi sot kryeqyteti për të gjithë qytetarët që zgjodhën Tiranën për të kaluar festën e Ditës së Verës. Mijëra qytetarë të të gjitha moshave, të ardhur jo vetëm nga Tirana, por edhe rrethet, janë bërë pjesë e festimeve të shumta të organizuara në rrugët dhe në sheshet e kryeqytetit, i cili është veshur me ngjyrat e festës.

Festa filloi që në orën 10:00, me paradën e karnavaleve ku fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit parakaluan me veshje të ndryshme në drejtim të Liqenit Artificial, ndërkohë që një nga pilotët më të mirë në botë, Martin Sonka, dhuroi një shfaqje në qiellin mbi Sheshin “Skënderbej” me aeroplanin e tij sportiv.

 Festës i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili e nisi ditën duke mbjellë pemë të reja në periferi të Tiranës dhe në Parkun e Liqenit Artificial. Pasi është përshëndetur me qytetarë të shumtë, ai ndoqi nga afër shumë prej aktiviteteve të sotme, si dhe përcolli urimin e tij për të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Dua t’u uroj nga zemra, në emër të Bashkisë të Tiranës dhe gjithë qytetarëve tanë gëzuar Ditën e  Verës! Sot kemi pasur një ditë me aktivitete, të gjithë parashikonin që do ishte shi dhe sterrë, por na pa Zoti si i thonë dhe kemi patur një ditë fantastike. E filluam me disa mbjellje masive në rrethinat e Tiranës, pastaj nga Liqeni, ku kemi patur pafund aktivitete e tani këtu në sheshin “Skënderbej”. Dua të falënderoj aeuronatikën dhe dua t’ju uroj të gjithëve një stinë të mbarë. Stina e pranverës, stina e verës, ardhja e një moti të ri  është ndoshta një moment për të reflektuar  e për të kuptuar që kur ne jemi bashkë, ne bëjmë mrekulli”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës siguroi se pavarësisht disa debateve, puna për ndërtimin e Tiranës do të vijojë, ndërkohë që siguroi nisjen e disa projekteve të rëndësishme për qytetin sikurse Piramida , Teatri i ri dhe pjesa e mbetur e Bulevardit të Ri.  “Pavarësisht debateve që pati, kur ndërtuam këndin e lojërave pavarësisht debateve që pati, kur ndërtuam Pazarin e Ri, pavarësisht debateve që pati, kur ndërtuam bulevardin e ri, pavarësisht debateve që pati, do të vazhdojmë në këtë mot të ri për të ndërtuar më shumë në Tiranë pavarësisht debateve që do kenë. Kjo do të jetë Piramida, do të jetë teatri I ri, do të vazhdojmë me fundin e bulevardit. Ne kemi mësuar që çdo ndryshim vjen me një rrëmujë të madhe, por kur ndryshimi vjen, të gjithë e përqafojnë dhe harrojmë që shumë prej gjërave që kemi kritikuar e debatuar janë sot pikat më të nxehta të qytetit”, u shpreh ai.

Veliaj theksoi se është momenti që të gjithë të fokusohen te puna dhe të tregohen bashkëpunues dhe mbështetës për të mos humbur kohë. “Në e shihni ku ka qenë popullsia më e madhe sot ka qenë tek liqeni, tek këndi I lojërave, këtu te ky sheshi i ri “Skënderbej” dhe Pazari i Ri e tek bulevardi i ri. Prandaj hajde të fokusohemi që të jemi pozitivë të jemi dashamirës, të jemi ndërtues, të jemi mbështetës ndaj njëri-tjetrit. Sa herë që zihemi e përçahemi humbasim kohë të çmuar, por disa herë që punojmë të fokusuar me optimizëm e energji pozitive, ne bëjmë mrekulli. Faleminderit të gjithëve nga zemra dhe ju uroj gëzuar ditën e verës”, deklaroi Veliaj.

Për më shumë se tre orë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mbajt një koncert me këngëtarët e njohur si Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band, ndërsa përballë piramidës Piramida ishte një tjetër skenë e muzikës ku performuan Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.

Sikurse është bërë tashmë traditë, Parku i Liqenit Artificial ishte një nga destinacionet më të preferuara nga qytetarët, me varka dhe kanoe për argëtim, aktivitete sportive, panair dhe shëtitje buzë liqenit që gjallëruan këtë zonë të qytetit në këtë ditë të shënuar. Në rrugë të ndryshme të qytetit janë ndërtuar skena më të vogla për të vegjlit.

Aktivitetet festive me rastin e kësaj dite mbyllen në mesnatë ku të rinjtë në pika të ndryshme të qytetit do të kenë mundësi që të ndjekin DJ dhe këngëtarët më të mirë të momentit të zhanreve të ndryshme muzikore. /ma.me


 

Next Post
Helmoi vjehrrën, xhaxhai: Marjanën e bënë me dashnorë, i deformuan rrëfimin te Hoxha

Helmoi vjehrrën, xhaxhai: Marjanën e bënë me dashnorë, i deformuan rrëfimin te Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Thellohen tensionet me Iranin, The New York Times: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku

February 21, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Sali molotovi, kapuçonët e zinj dhe ajo që bën kafsha kur i vjen ngordhja!

February 21, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

A u vetëvra me armë 27-vjeçari në Tiranë? Policia: Ngjarja ndodhi në shtëpinë e shokut, u shpall në kërkim

February 21, 2026
Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

Ekipi kinez i kërkimit zhvillon një sistem diagnostikues të mundësuar nga inteligjenca artificiale për sëmundjet e rralla

February 21, 2026
U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

U përplas nga një makinë në Lezhë, plagoset drejtuesi i motomjetit

February 21, 2026
Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së aksionit për paqen në Gaza/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

February 21, 2026
Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

Berisha, thirrje diasporës për protesta pranë ambasadave: BE nuk duhet ta pranojë modelin e Ramës

February 21, 2026
Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks

Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks

February 21, 2026
Tre shqiptarë e dy grekë arrestohen për tregti kokaine në Rodos, iu sekuestruan edhe mbi 300 mijë euro

Tre shqiptarë e dy grekë arrestohen për tregti kokaine në Rodos, iu sekuestruan edhe mbi 300 mijë euro

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In