• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj uron Kurban Bajramin: Xhamia gati vitin tjetër, tregohuni solidarë

by Java News
01/09/2017 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot besimtarët myslimanë për ditën e Kurban Bajramit. Fillimisht kryebashkiaku Veliaj vizitoi selinë e Komunitetit Mysliman, ku i uroi këtë festë kreut të besimtarëve myslimanë në vendin tonë Skënder Bruçaj, dhe më pas, nëpërmjet medias, edhe gjithë shqiptarëve.

Në mesazhin e tij, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Xhamia e Namazgjasë do të jetë gati vitin tjetër, e cila do të shërbejë jo vetëm si një hapësirë e praktikimit të besimit për komunitetin mysliman, por edhe një hapësirë fantastike për qytetin.

“Së pari ju uroj të gjithëve gëzuar Bajramin. Bashkë me deputetët e Tiranës uruam gjithë kolegët tanë, gjithë miqtë tanë, vëllezërit dhe motrat tona myslimanë të Komunitetit Mysliman Shqiptar. 
Më vjen mirë që kemi ecur shumë me punët e xhamisë, do të jemi gati për ta hapur vitin tjetër, pas një viti dhe besoj që më në fund komuniteti mysliman i Tiranës do të ketë një hapësirë e cila përveç se do të jetë një xhami dhe një vend i praktikimit të besimit për besimtarët, do të jetë një hapësirë fantastike për qytetin, do të ketë qendër kulturore, do të ketë muzeun ndoshta më unik në Europë të bashkëjetesës fetare, pra të të gjitha besimeve. Unë besoj që kjo çështja e harmonisë fetare është diçka që kurohet çdo ditë, nuk është diçka që duhet ta marrim për të mirëqenë apo diçka që na vjen si dhuratë nga dikush tjetër nëse ne vetë nuk investohemi përditë”, tha Veliaj, ndërsa shtoi se sot Bashkia e Tiranës, deputetë dhe anëtarë të këshillit Bashkiak do të jenë pranë qendrave sociale për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Kryebashkiaku Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që të tregohen solidarë.

“Besoj që ky është edhe motivi i kësaj feste, solidariteti. Nuk është një festë për të shpërndarë mish, është një festë për të shpërndarë dashuri, për të shpërndarë mirësi, për të shpërndarë përkujdesje. Dhe kjo është diçka që duhet praktikuar gjithashtu përditë. Ndaj i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që me të njëjtën mirësi që funksionojmë sot, në këtë festë të besimit, duhet të funksionojmë përditë. Ne mund të  bëjmë ndoshta atë që bën një pjesë që vë gishtin aty ku ka problem, ose aty ku ka një problem mund të shohim një mundësi për të shërbyer, një oportunitet për të bërë diçka të mirë dhe të mbarë. Ne si qytet me deputetët e Tiranës, me prefekturën dhe me të gjithë ata që shërbejnë në qytetin e Tiranës, mundohemi çdo ditë që të jetojmë me këtë mision”, u shpreh Veliaj.

Next Post
FOTOT/ Fëmijët e pasur shqiptarë; jetë luksi mes armëve, parave kesh me thasë, jahteve dhe avionëve privatë

FOTOT/ Fëmijët e pasur shqiptarë; jetë luksi mes armëve, parave kesh me thasë, jahteve dhe avionëve privatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

March 10, 2026
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

March 10, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

March 10, 2026
Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In