Rritjet çmimi dhe kërcënimet në prag të festave janë të papranueshme. Kështu është shprehur kreu i Bashkisë Tiranë ditën e sotme duke iu përgjigjur kërkesës së bizneseve private që manaxhojnë linjat e autobusëve urbanë në Tiranë.
“O rashë o kaq e vdiqa nuk funksionon. Unë gjykoj se Tirana nuk është gati ta justifikojë rritjen e çmimit të biletës, për aq kohë sa kemi një shërbim jocilësor.” – tha Erion Veliaj
Veliaj tha se autobusët nuk respektojnë oraret dhe ecin ngadalë me qëllim që të marrin sa më shumë pasagjerë.
“Kemi një studim ndërkombëtar sesi do të konceptohen shërbimet e reja të” – deklaroi kreu i Bashkisë duke thënë se sa të jetë ai në këtë detyrë as nuk mund të mendohet një rritje çmimi.
Ditën e sotme, Shoqata e Transportit Qytetas ka kërkuar nga Bashkia rritjen e çmimit nën pretendimin se niveli i çmimeve është shumë më poshtë se vendet fqinje dhe se çmimi i naftës është i lartë.