• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj u shpërndan drekën punëtorëve në terren: Ju jemi mirënjohës për punën që bëni

by A R
23/08/2020 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Puna për rehabilitimin e trotuareve dhe korsive të reja të biçikletave në zonën e ish Bllokut po ecën me shpejtësi. Për Bashkinë e Tiranës muaji gusht është muaji ideal për të hapur kantiere pune, duke qenë se fluksi i qytetarëve dhe i trafikut është më i ulët. Për të vlerësuar punën që po kryhet në rrugën “Sami Frashëri”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i surprizoi punëtorët, duke iu sjellë drekën në kohën e pushimit. Ai u shprehu mirënjohjen për qëndrimin në krye të detyrës edhe në këto ditë me temperatura të larta.

“E di që është një periudhë e vështirë sepse jemi në gusht, por këtu ishte e nevojshme ndërhyrja ngaqë është një nga lagjet më të frekuentuara. Edhe kjo punë ngjason me punët e shtëpisë: në fillim bëhet pak rrëmujë, por pastaj shijon gjënë e re. Këtu po bëjmë edhe korsinë e biçikletave, edhe gjithë rrjetin e trotuareve, ndaj jam shpresëplotë që do ecim shpejt”, tha kryebashkiaku.

Ndërkaq, rehabilitimi i trotuareve dhe korsive të biçikletave ka përfunduar në rrugët “Abdyl Frashëri” dhe “Sulejman Delvina”, e me të mbaruar rrugën “Sami Frashëri” do të kalohet në rrugën “Fortuzi”.

“Ju jam shumë mirënjohës! Dua që ta dini se ju vlerësojmë jashtë mase. Njerëzit janë me pushime, por kur të kthehen do të shohin diçka të re në qytet”, tha Veliaj.

Rikualifikimi i trotuareve dhe korsive të biçikletave përfshin punimet nga sheshi “Wilson” deri në kryqëzimin me Bulevardin “Bajram Curri”. Këto punime parashikojnë krijimin e korsive të reja të biçikletave me dy sense, me sinjalistikën përkatëse horizontale dhe vertikale, e kufizuar me birila. Gjithashtu, do të sistemohen ujrat e shiut nga objektet ekzistuese në rrjetin e ri të largimit të ujërave.

Projekti parashikon sistemimin e linjave të internetit dhe pusetat ekzistuese për segmentin e parë, nga sheshi “Wilson” deri te kryqëzimi me rr. “Nikolla Tupe”. Trotuaret do të pajisen edhe me rampa për mundësimin e lëvizjes për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Next Post
Dhe vjen një ditë… Mërgim Mavraj i jep lamtumirën Kombëtares kuqezi

Dhe vjen një ditë... Mërgim Mavraj i jep lamtumirën Kombëtares kuqezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In