• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Veliaj u arrestua pa prova”, Manjani: Kjo është e papranueshme për çdo qytetar

by A M
10/02/2025 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

– Advertisement –
Manjani e ka cilësuar arrestimin e Veliajt si një veprim të papranueshëm, duke theksuar se ai u ndalua pa fakte dhe prova, dhe që ndaj tij nuk ka akuzë zyrtare.

“Se pari, edhe nga përshkrimi i gazetarit, por dhe nga njoftimi i SPAK-ut, kuptojmë se Erion Veliaj nuk është i pandehur. Do të thotë që ndaj këtij personi nuk ka akuza zyrtare. Ajo që ne kemi diskutuar, dhe unë kam qenë dhe jam i vetmi që mund të kem këtë tezë, është se personi nën hetim nuk është i pandehur. I pandehur do të thotë që shteti të ka vënë zyrtarisht në akuzë dhe kjo ndodh kur ndaj teje ka prova, akuza kërkon prova, jo llafe. Sot, ndaj personit nën hetim nuk ka akuza, që do të thotë se SPAKU nuk ka mbledhur ende prova që ta ketë të pandehur”, tha Manjani.

Ai gjithashtu e quajti të papranueshme mbajtjen në paraburgim të një personi pa akuza zyrtare, duke theksuar se këtij parim i ka qëndruar për 15 vjet.

“Nuk mund të rrije njeriu në paraburgim dy vjet pa akuzë. Jo vetëm Erion Veliaj, por edhe kryeministrit Rama ti ndodhi kjo, unë të njëjtën gjë do të them, sepse kjo vlen për të gjithë. Shteti serioz, kur të vë në akuzë, të hedh hekurat. Nuk ka pse të arrestosh nëse ke dyshime se ai mund të prishe prova. Mund ta largosh nga detyra dhe nga zyra, por jo ta arrestosh”, shtoi juristi.

Manjani theksoi gjithashtu se, nëse SPAK do të kishte prova, do ta kishte çuar Veliajn direkt në gjyq, por pasi nuk e ka bërë këtë, kjo tregon se akuzat nuk janë të mjaftueshme për ta bërë atë të pandehur.

“Nëse SPAK do të kishte prova, në atë njoftim, atëherë do të ishte i pandehur dhe do ta çonte direkt në gjyq. Po fakti që nuk e bën këtë, do të thotë që nuk është gati ta bëjë këtë gjë”, u shpreh ai.

Juristi shtoi se ai është kundër masave të sigurisë jo proporcionale dhe ekstreme, të cilat ai i sheh si një standard të keq në drejtësinë penale.

“Kam qenë, jam dhe do të jem kështu, përderisa kemi një standard të keq në drejtësinë penale, besoj unë, në hapësirën evropiane.”

Manjani përmendi edhe mundësinë që Veliaj të rrezikojë deri në 36 vite burg vetëm për akuzat e korrupsionit pasiv, duke theksuar se është e çuditshme që i ndodhin këto ngjarje njerëzve të Partisë Socialiste.

Ai përmendi gjithashtu se disa persona të tjerë që ishin nën hetim, ishin mbajtur në paraburgim për më shumë se tre vjet, pa u sjellë asnjë akuzë konkrete ndaj tyre.

“1 ose 2 vjet mund të qëndrojë në paraburgim, teorikisht 1 vit është mesatarja, por mund ta çojnë edhe dy. Po këtij SPAK-u, para pak muajsh, i dolën 32 persona pasi u kishin skaduar afatet. Ata ishin nën hetim pa gjykim ende, por bënë 3 vjet paraburgim”, përfundoi Manjani.

Next Post
“Pse jeni këtu?”/ Si reagoi Erion Veliaj kur u përball me agjentët e BKH? Gazetarja Hoxha zbulon detajet: Ishte në mbledhje, dy zyrtarëve të tij u tha…

“Pse jeni këtu?”/ Si reagoi Erion Veliaj kur u përball me agjentët e BKH? Gazetarja Hoxha zbulon detajet: Ishte në mbledhje, dy zyrtarëve të tij u tha…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In