• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj tregon si polici bashkiak ia “mblodhi” tre italianëve që hodhën plehrat në park

by Java News
19/09/2018 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendosjen e ligjit dhe zbatimin e rregullave kanë filluar që ta ndjejnë edhe të huajt qe jetojne apo vizitojnë kryeqytetin. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Ora News, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rrëfyer një episod ku tre studente italianë, të cilët pasi kishin përfunduar piknikun në kodrat e parkut të madh të Liqenit lanë plehrat në vend.

“Ne jemi shumë të hapur ndaj ndryshimeve. Pak me pare ishin tre studentë italianë që pasi mbaruan piknikun, lanë qeset aty. Vajti polici i bashkisë dhe u tha: Më fal se keni harruar plehrat. Ne shqiptarët kur shkojmë në Itali jemi korrektë, italiani kur vjen këtu nuk sillet… pse? Sepse sillet sipas sistemit. Po të jetë sistemi rrumpall sillet si rrumpallë dhe po ka ngelur steriotipi që në Shqipëri ti mund të hedhësh plehrat kudo,  edhe italiani, edhe zviceriani edhe gjermani kështu e bëjnë. Në momentin që as këtu nuk lejohet, atëherë do të sillet si në Itali, se në Itali nuk do e bënte. Edhe shqiptarët sa mirë që sillemi në perëndim?! Hajd të sillemi si andej. Ai i foti që vjen me targa angleze në verë, në Angli harroje ta beje kete se e marrin zgupthi, kurse në Shqipëri e bën. Mesazhi që japim në Tiranë është: Si jashtë shtetit! Ndoshta jo çdo gjë është perfekte se e kemi nisur vonë zhvillimin, por nëse s’e ke bërë atje, mos e bëj as këtu”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë u ndal edhe në çështjen e rindërtimit të shkollës Kosova, e cila u dogj 15 vjet më parë dhe nga administrata e mëparshme e Bashkisë u planifikua për t’u bërë pallat.

“Shkolla kosova për nostalgji ka qenë shkolla ime dhe e shumë të tjerëve. Bërja e një shkolle të mirë, sidomos e asaj shkolle të djegur, për të bërë pallat nga bashkia e kaluar, që e futi në plan për të bërë pallat, ndryshuam planin. Bashkë me ata që e dogjën dhe rregulluan letrat në gjykatë. Edhe reforma në drejtësi ilustrohet në këtë shkollë, edhe çështja e principeve tona për urbanizimin ilustrohet në këtë shkollë. Në një shkollë që është fabula e gjithë zhvillimeve në Shqipëri. Më në fund pas 15 vitesh betejë e fituam, fitoi e drejta. Shkola është e modelit anglosakson, është një shkollë tipike që e shikon në Angli apo në Amerikë. Është punuar nga stafi I bashkisë. Jam ndjerë shumë krenar për çunat dhe gocat e bashkisë se arritëm të prodhojmë një xhevahir të vogël”, u shpreh Veliaj, teksa dha lajmin e mirë se projekti nuk ndalet me kaq, por së shpejti do të nisë puna edhe për ndërtimin e 17 shkollave të reja.

“Plani është që të fillojmë me ndërtimin e 17 shkollave të tjera që do të vijojnë maksimalisht. I kemi ndarë në lote nga 4-5. Me arkitektë të huaj. Pas shkollës “Kosova”, çdo shkollë do të jetë më e mirë. Pra vendosëm një stekë të lartë për çfarë vizioni kemi ne për fëmijët dhe shkollat”, deklaroi Veliaj.

a.ç

Next Post
Bashkëqeverisja, Rama: Do publikojmë përgjegjësit në zyrat e shtetit dhe ndëshkimet

Bashkëqeverisja, Rama: Do publikojmë përgjegjësit në zyrat e shtetit dhe ndëshkimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In