• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj tregon punët për të cilat ndihet krenar në Tiranë: Tani duhet të shkojmë në nivel kapilar

by Java News
06/05/2023 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, ku foli mbi investimet e bëra gjatë 4 viteve në kryeqytet. Ai siguroi se angazhimi i tij në mandatin tjetër do të jetë përmirësimi i infrastrukturës në çdo lagje, deri në shtëpinë më të fundit të Tiranës.

“Ky do të jetë mandati kur ne duhet të shkojmë në nivel kapilar. Pak a shumë si një pemë: pema ka rrënjët, ka trungun, ka degët, dhe pastaj sigurisht ka edhe gjethet. Qyteti ka akset kryesore, ku kemi punuar – projekti im i parë ka qenë rruga “Ali Demi” dhe “Ali Shefqeti”, këtu në Shkozë, pastaj Unaza e Vogël dhe Unaza e Madhe, ku kemi bërë gjysmën dhe po punohet në 7 lotet e gjysmës tjetër. Vijuam në rrugën e “Durrësit”, rrugën e “Kavajës”, rrugën e “Elbasanit”, “Hoxha Tahsim”, “Xhanfize Keko”, rrugën e “Dibrës”; pra të gjitha akset e Tiranës janë rehabilituar totalisht. Hapësirat ikonike si sheshi “Skënderbej”, “Pazari i Ri”, “Kalaja”, “Liqeni”, hapësira që kanë qenë absolutisht të nevojshme dhe do shtohen me hapësira të tjera ikonike. Mbaruam muzeun ‘Kadare’, do të hapet muzeu ‘Dritëro Agolli’. Mbaruam “Shtëpinë me Gjethe” dhe BunkArt-in, por do të hapen shumë shpejt Sarajet dhe “Shtëpia e Libohovitëve”, njëri si Muzeu Etnografik i Tiranës dhe tjetri si Muzeu i Historisë së Shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ai.

Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të shkojë gjer në nivel kapilar për të përmirësuar jetën e qytetarëve. “Tani duhet të shkojmë në nivelin kapilar. Një nga pyetjet që kanë pasur njerëzit nga kjo historia e asfaltimeve të rrugëve dhe rrugicave është se kur do të vijnë te rrugica ime. Ky në vetvete është një kompliment. Njerëzit po shohin se tani po mbërrijmë në cepat fundorë dhe shoqërohet me një padurim. Fakti që rruga “Xhon Belushi”, që është një rrugë periferike e Tiranës, lidh Njësinë 4 me Tufinën, pati aq shumë debat, edhe nga kritikët tanë do të thotë që po ndihet që Bashkia e Tiranës po e çon dorën e saj deri në cakun më fundor, aty ku takohet Tirana rurale me Tiranën urbane. Angazhimi për mandatin e tretë është se ne do shkojmë deri te shtëpia dhe adresa e fundit, tani që kemi vënë gjërat kryesore në vijë”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Vlora mbushet me turistë të huaj: Nis plazhi, dhe vizitorët edhe nga Tirana shijojnë temperaturat e larta

Vlora mbushet me turistë të huaj: Nis plazhi, dhe vizitorët edhe nga Tirana shijojnë temperaturat e larta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Shtyhet seanca! Avokatja do të takohet me Veliajn, më pas do të paraqesë parashtrimet

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Javë e ftohtë në vend, temperaturat minimale -5 °C! Prej të enjtes shtohen…

January 19, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

January 19, 2026
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In