• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj tregon projektet që do mbyllë gjatë mandatit të tretë: Me shkollat e reja, i dhamë fund mësimit me 2 turne

by Java News
25/03/2024 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Klan News renditi disa nga punët dhe projektet që ka si ambicie të përfundojë brenda mandatit të tij të tretë. Ai tha se fokusi i Bashkisë Tiranë është përfundimi i pesë unazave, që do të mundësojë lehtësim të qarkullimit të automjeteve si dhe do të rrisin vlerën e pronës edhe në zonat periferike të kryeqytetit.

“Çdo ditë ka vlerë në këto 1000 ditët e mbetura, po mundohemi që të japim maksimumin. Sapo bëmë një mbledhje për tre copa të mbetura të Unazës së dytë, që është pjesa nga Sauku deri në Shkozë. Ka një mundësi të jashtëzakonshme për të bërë atë lidhje. Kemi gjetur një mundësi se si në rrethrrotullimin e Saukut, ajo mund të lidhet me Shkozën dhe do kemi një autostradë të nivelit të lartë, që është rruga nga TEG-u deri në Shkozë; tjetra, nga ana tjetër e liqenit të Farkës, për t’u siguruar që një pjesë e madhe e pjesës veri-lindore të Tiranës, urbanizohet dhe hap mundësi të jashtëzakonshme për rritjen e vlerës së pronës dhe qarkullimin e qytetit. Një unazë tjetër është ajo që fillon te rruga “Dritan Hoxha”, shkon mes universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe Polit të Drejtësisë, çan te rruga “Ndre Mjeda” për të dalë te rruga e Kavajës. Pastaj, është edhe Unaza e Vogël, e cila është e papërfudnuar te pjesa e Drejtorisë së Policisë, te “Myslym Shyri”, për të dalë te rruga e Kavajës. Këto janë tre lidhje të rëndësishme të qytetit. Unaza e pestë, tashmë po punohet në të 7-të lotet. Bulevardi i ri ka filluar të marrë jetë. Pjesa e Astirit tashmë është ezauruar dhe ka mbaruar debati, po kështu edhe te 5 Maji. Sheshi “Skënderbej” u zgjidh. Në fazën ku jemi, ambicia është që tre vitet e fundit të sigurohemi që edhe këto copëza të vogla të ‘puzzle’ të madh të Tiranës të jenë në vendin e duhur”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi se këtë mandat prioritet do të jenë investimet në periferi të Tiranës.

“Projekte si në Lundër, si tek Astiri, Liqeni i Thatë, te Fresku dhe si në Zall-Herr janë projekte që do të zënë pjesën më të madhe të investimeve tona. Nuk them që çdo gjë në Tiranën qendrore është perfekt, por pjesa më e madhe e infrastrukturës ka marrë drejtim. Por pjesa periferike do ketë shumicën e kohës, vëmendjes dhe investimeve tona”, u shpreh Veliaj.

Ai foli edhe për projektin “Bus Rapid Transit”, kur tha se është një tjetër projekt me rëndësi shumë të madhe për vendin tonë.

Duke folur për shkollat, kryebashkiaku tha se mësimi me dy turne ka marrë fund, duke sqaruar se e vetmja shkollë që i kanë mbetur disa klasa me dy turne, do të zgjidhet shumë shpejt me ndërtimin e dy shkollave të reja.

“Sot jemi dita me natën. “Sami Frashëri”, “Qemal Stafa”, “Partizani” nuk janë më me dy turne. Vetëm “Ismail Qemali” ka ngelur me një pjesë të klasave turn i dytë dhe është shkolla e fundit që do të zgjidhim. Zgjidhja për këtë janë dy shkollat e reja që ne do bëjmë: Një tek Akademia e Policisë dhe zona që njihet si ish-spitali i Arabit, kurse pjesa tjetër është te kompleksi “Mangalem”, aty ku është Kryegjyshata e Bektashinjve. Pra, të sigurohemi se në këto dy prurje, që vijnë nga rruga e “Elbasanit” dhe nga rruga “Ali Demi”, të ndalojmë presionin mbi shkollën “Ismail Qemali”. Jemi dita me natën nga Tirana që trashëguam. Do të fillojmë shkollat tek Astiri, dy shkolla që kemi te rruga “3 Dëshmorët”, do fillojmë dy shkolla të tjera, një te Parku Olimpik dhe te Liqeni i Thatë, shkollat në Sauk gjithashtu, dhe besoj se do ta mbyllim me nder për të pasur jo vetëm shkolla cilësore, por për t’u siguruar që kemi lënë shkolla dhe kapacitet edhe për 20 vitet e ardhshme”, tha Veliaj./m.j

Next Post
“Nuk është momenti për hakmarrje”, miku i Meritonit i rrëfen të gjitha, nga sëmundja e djalit tek reagimi i ish-gruas

“Nuk është momenti për hakmarrje”, miku i Meritonit i rrëfen të gjitha, nga sëmundja e djalit tek reagimi i ish-gruas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com