• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj tregon hartën: Kundërshtarët nuk e dinë se po garojnë për Tiranën e madhe

by A R
27/04/2023 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të enjte është i ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i Bashkisë së Tiranëd, Erion Veliaj, i cili në zgjedhjet e 14 Majit kandidon sërish për një mandat tjetër në krye të punëve të kryeqytetit. Veliaj, nëpërmjet një harte, bëri të ditur se cila është hapësira e Tiranës së madhe pas reformës administrative të vitit 2015. Sipas tij, shumica e kandidatëve kundërshtarë nuk e dinë që po garojnë në këtë territor të madh.

“Sot kemi shumë raste që edhe kur flasim për pemët, edhe kur flasim për ujin në fakt kemi zbuluar edhe nga opozita, i referohen Tiranës së vjetër. Për një pjesë të opozitës ka 8 vite që nuk kanë kuptuar që Tirana në fakt nuk është kjo, por Tirana që nga 2015 me reformën Fino-Çuçi është Tirana kjo me të kuqe. Pra deri në kohën e PD dhe të Lulit është 2015, ndërsa kjo pjesa tjetër është pas reformës administrative.

Dua të ilustroj disa gjëra. Së pari, kjo Tirana këtu është 42 kilometra katrorë. Kjo Tirana e madhe është 1250 kilometra katrorë. Këtë nuk e vë në dyshim që e dinë gazetarët, por ajo që kemi parë nga kjo fushatë dhe kur bëni ftesa për debate, shumica e kandidatëve nuk e dinë që po garojnë për këtë gjënë e madhe, nuk po garojnë për këtë gjënë e vogël”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut socialist, 1 milionë pemët e mbjellura janë në të gjithë këtë hapësirë të Tiranës.

“Që do të thotë që kur flasim për 1 milionë pemët janë në të gjithë këtë Tiranën e madhe. Domethënë janë edhe në Vaqarr, janë edhe në Pezë te liqeni i Fjollës”, u shpreh ai.

Teksa u pyet për këtë çështje nga analistët në studio, Veliaj tha se pemët janë mbjellë me procesverbal dhe me fatura.

“Patjetër, kemi një koleksion faturash, kemi të gjitha bankat që janë paguar. Të gjitha kompanitë private. Tani kur po të flas për donatorë, ai donatori nuk ka nevojë të falsifikojë. Kur Ardit Gjebrea mbolli 50 pemë e bëri publikisht, e bëri me faturë dedikuar nënës së vet. Kur miqtë e Uejda el Sayed erdhën dhe e mbollën pemën e kuqe dhe e fotografuan, pra ka disa raste kur njerëzit mbjellin për sebep, ka raste kur dikush fondin që ka për përgjegjshmëri sociale për bankën, kompanisë së sigurimit të ambasadave…”, u shpreh Veliaj.

/a.r

Next Post
Kjo është vëzhguesja britanike, që mori pjesë në vrasjen e biznesmenit Nikulaj

Kjo është vëzhguesja britanike, që mori pjesë në vrasjen e biznesmenit Nikulaj

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Ju e e keni bere beton te gjithe Tiranen,more pleh i ndyre,dele edhe ne televizor me pa turpsine me te madhe me mashtrimet tuaja qe skane funde.Po pse kaqe idiot e dini ju popullin,pamvarsisht se skane cfare te bejne.Ju ndytsirat e ps me k/hajdutin po masakroni nji popull,e keni kthyer Tiranen ne denge pa marke.Turp tju vije,mose harroni nuke do jete e larget dita,Zoti do hakmerret me ju.Do kerkoni vdekjen e zdo ta gjeni dote,ktu do paguhen te gjitha poshtersite e e krimet tuaja,qe po beni ndaj popullit fukara e mjeran i pa mbrojtur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In