• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Tirana Policentrike projekti kyç i Bashkisë për kryeqytetin  

by Java News
14/07/2017 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës, organizuan një tryezë diskutimi me studentë të vitit të katërt, të cilët prezantuan disa nga projektet e tyre se si mund të zhvillohet kryeqyteti në vitet e ardhshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u njoh me punimet e studentëve në ekspozitën e hapur në ambientet e Piramidës, ndërsa premtoi se për projektet më të mira do të shihet mundësia që ato të realizohen. “Do ta marrim shumë seriozisht çdo propozim konkret. Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi sepse besoj që kemi talente të jashtëzakonshëm në qytetin tonë”, u shpreh Veliaj në takimin me studentët.

Ai vlerësoi se pavarësisht debateve që mund të shkaktojnë projekte të ndryshme, sikurse ka ndodhur edhe në Tiranë, ato krijojnë një pikë referimi për zhvillimin e ardhshëm të qytetit. “Më vjen mirë që jemi në një situatë, ku jo vetëm flasim për gjërat, por edhe i bëjmë ato. Gjërat që bëjmë mund ta provokojnë shoqërinë, mund të shkaktojnë reaksion, mund të prodhojnë edhe histeri, siç ka ndodhur me disa projekte të bashkisë, por unë besoj se arkitektët janë edhe pak artistë provokatorë. Një produkt arkitekture nuk është vetëm një koleksion llaçi, tullash, metali e pjesësh përbërëse të ngurta që prodhojnë një objekt, por në thelb provokojnë shoqërinë, krijojnë një ekosistem, një pikë referimi, përkthehen në një toponim të ardhshëm që njerëzit e lidhin me historitë e jetës së tyre”, tha kryebashkiaku.

Veliaj deklaroi se aktualisht Tirana është në një moment fantastik të saj, ku çdo ditë punohet me ritme të shpejta për përmirësimin e infrastrukturës dhe ku një vëmendje i është kushtuar edhe marrjes së mendimit të profesionistëve të fushës për të gjetur zgjidhjet më të mira. “Në këto dy vite si kryetar bashkie, kam kuptuar se ti mund të kesh idetë më të mira në botë, si për shembull ideja e Tiranës policentrike, për të cilën është folur që kur unë kam qenë fëmijë, por kërkon vendimmarrje. Sot besoj jemi në një moment fantastik për Tiranën, kemi vendimmarrje të shpejtë, por edhe një hapje të madhe ndaj atyre që janë ekspertë të fushës”, tha ai, ndërsa garantoi se Bashkia e Tiranës është e gatshme që të marrë vendime të guximshme, pavarësisht histerisë dhe gjithë debateve që gjithmonë shkaktojnë vendimmarrje të tilla, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.

“Teksa lexoj historinë e Italisë, se çfarë bëhej në shumë prej piazza-ve aty, thua: ‘S’ka mundësi që njerëzit të kenë protestuar për këtë’. Por, ja që kështu ka ndodhur! Ndaj, them se kjo është pjesë e lojës, është pjesë e jetës, e proceseve që kalojmë. Di t’ju them dhe t’ju premtoj se nëse do të ketë vendime të guximshme apo nëse do të ketë në fakt propozime të guximshme, do i komplementojmë me vendime të rëndësishme, që nënkupton edhe vendimin politik për të bërë diçka dhe për të ndërmarrë një hap, por sigurisht edhe vendimin tjetër të rëndësishëm për të financuar një drejtim të caktuar, që të gjithë së bashku mendojmë se është mënyra më e mirë për të ecur përpara”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Duke u ndalur në problemin e ndërtimeve informale në kryeqytet dhe në çështjen  e lejeve të ndërtimit, Veliaj deklaroi se sot në Tiranë janë rreth 160 mijë objekte të ndërtuara në kundërshtim me ligjin, të cilat kërkojnë një vendimmarrje të guximshme. “Shoh shumë njerëz që gabimisht mendojnë se problemi janë ndërtimet me leje. Unë si kryetar bashkie, them s’është kështu. Në Tiranë janë një problem ndërtimet pa leje. Ne si Bashki, ndërtime me leje kemi dhënë 16, ndërtime pa leje në Tiranë janë 160 mijë. Këtë si do e adresojmë? Si integrohen, si urbanizohen? Ndaj besoj se projekti kyç është projekti i Tiranës policentrike”, tha ai. Kreu i Bashkisë deklaroi se në bashkëpunim dhe me qeverinë, po punohet që krahas legalizimit, të vijojë puna për urbanizimin e këtyre zonave në mënyrë që qytetarët të marrin të gjithë shërbimet e nevojshme aty ku ata jetojnë.

Veliaj shprehu bindjen se zgjidhja për zhvillimin e ardhshëm të kryeqytetit është krijimi i Tiranës policentrike. Sipas tij, plani urbanistik i Stefano Boerit parashikon zhvillimin e qytetit, duke rregulluar raportet me dendësinë, në mënyrë që qytetarët t’i marrin shërbimet sa më pranë banesës së tyre. Ekspozita me punimet e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe të Urbanistikës do të jetë e hapur për publikun në ambientet e Piramidës nga data 12-20 Korrik.

ma.me

Next Post
Sulm në Jeruzalem, policia eliminon agresorët palestinezë

Sulm në Jeruzalem, policia eliminon agresorët palestinezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

February 27, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

February 27, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

February 27, 2026
Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

February 27, 2026
Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

February 27, 2026
Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

February 27, 2026
Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

February 27, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In